Për të mbajtur larg kimikatet nuk është e nevojshme të blini cdo gjë organike. Këtë mund ta bëni vetëm duke bërë disa ndryshime në rutinën e përditshme të familjes.

Nëse jetoni në një zonë jo shumë të ndotur, ajrosni vazhdimisht shtëpinë!

Pra nëse ajri përreth zonës ku banoni nuk është i ndotur mund të hapni vazhdimisht dritaret edhe pse jemi në stinën e dimrit. Dhe nëse jeni duke blerë mobilje të reja apo keni lyer të mëparshmet, duhet t’i lini të ajrosen në garazh apo ambient të hapur përreth një javë.

Lexoni etiketat e produkteve të kujdesit personal dhe pastrimit

Mos përdorni (sidomos për fëmijët e vegjël) produkte me përmbajtje parabeni, ftalate, oxybenzone dhe triclosan. Këto kimikate kanë rezultuar të dëmshme për sistemin endokrin gjatë ekserimenteve të bëra tek kafshët.

Mos insistoni vetem të gjeni produktin  “fragrance free” sepse në shumë prej tyre ekziston njëfarë arome pavarësisht kësaj. Produktet duhet të kenë patjetër të shkruar “paraben-free” dhe “phthalate-free”. Në vend që të bëni krahasimin e ingredientëve që duhet dhe nuk duhet të përmbajë për shembull shampoja, kërkoni për parabenët dhe ftalatet pasi shumë brandeve nuk ju kërkohet të përcaktojnë me cfarë e kanë krijuar atë aromë që produkti ka.

Hiqni këpucët

Para se të hyni në shtëpi hiqni këpucët dhe kështu do të mbani larg papastëtritë e rrugës.

Kujdes me plastikën!

Mos e nxehni asnjëherë pasi në kontakt me nxehtësinë plastika cliron kimikate. Mos fusni plastikën në lavastovilje dhe aq më tepër në mikrovalë pavarësisht rezistencës që mund të ketë. Nëse keni në përdorim një pompë gjiri që kërkon sterilizim bëjeni duke e larë me ujë të ngrohtë, detergjent biberonash si edhe sterilizues të lëngshëm.

Mbani larg pluhurin!

Nga shtëpia pluhurin e tapetëve mund ta largoni me anën e fshësës së korentit ndërsa nga mobiljet me copë mikrofibër.

Lani me kujdes duart

Larja e tyre nuk bën të mundur vetëm heqjen e mikrobeve por edhe mbetjet e kimikateve që mund të jenë marrë gjatë aktiviteteve të përditshme. Sidomos para ushqimit lani bollshëm duart.

Kujdes me përdorimit e kremit të diellit!

Mos e teproni me sasinë që do të vendosni në lëkurë. Evitoni kremin e diellit ne formë sprai pasi bllokon rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët.

Kujdesuni për lodrat e fëmijës

Zgjidhni ato cilësore sidomos kur vjen puna tek lodrat që do të vendosen në gojë apo kruajtëset e dhëmbëve. Evitoni lodrat kineze me përbërje jo të sigurt për fëmijën!

Blini më pak lodra por të sigurta!