Për fëmijët nuk vlen vaksina kundër gripit. Ata duhet të flejnë mirë, të ushqehen shëndetshëm si edhe të jenë të lumtur për të pasur imunitet më të mirë ndaj virozave.  Madje për shëndetin e mirë të bebes pas lindjes nëna duhet të kujdeset mjaftueshëm që në shtatzani.

Sipas mjekes Marina Battaglioli të spitalit “Buzzi” të Milanos

Disa infeksione virale transmetohen kryesisht nëpërmjet ajrit. Ato mund të shkaktojnë infeksione respiratore etj. Mjekja thekson se kjo ndodh me uljen e temperaturave dhe shirave të vazhdueshëm. Situatë që zakonisht shkakton qëndrimin brenda për një kohë më të gjatë. Gjithashtu edhe ulja e temperaturave të ambientit bën që të favorizohet përhapja e viruseve.

Nëna duhet të parandalojë virozat nëpërmjet:

  • Larjes së shpeshtë të duarve të fëmijës.

Dhe madje duhet të kujdeset edhe për higjenën e mirë të duarve të saj sidomos pasi ka ndërruar bebelinën.

  • Nuk duhet hequr dorë nga aktiviteti fizik.

Aktiviteti fizik është miku më i mirë i sistemit imunitar. Sigurisht që një i porsalindur nuk mund të merret me sport por mund të bëni shëtitje bashkë për të parandaluar virozat.

  • Ushqyerja e shëndetshme kundër virozave.

Ashtu si edhe aktiviteti fizik, ushqyerja e mirë është një plus për fuqizimin e sistemit imunitar të fëmijës. Ajo duhet të jetë e pasur me fruta, perime, vaj ulliri extra të virgjër, peshk, vezë, kos dhe madje edhe kakao.

Produkt i rekomanduar. Vaj ulliri Plasmon. Extra i Virgjer nga ullinj 100% italiane. I pasur me vitamine A, E dhe D. I keshilluar nga mjeket pasi ploteson nevojat e femijes me elementet e duhur per nje rritje te mire. Keshilluar nga mjeket edhe per shkak te aciditetit te ulet qe ka, i pershtatshem per t’u perdorur qe ne fillim te ushqyerjes se femijes me produkte te ngurta. 

plasmon
Plasmon
  • Evitoni stresin tek fëmija.

Ekziston një lidhje mes lumturisë së fëmijës dhe shëndetit të mirë fizik. E kundërta sipas mjekes ul funksionin e sistemit imunitar.

 

  • Fëmija duhet të flejë mjaftueshëm.

Kjo është një armë për të rritur rezistencën ndaj infeksioneve.