Origjina e pemës së Vitit të Ri shtë disi e paqartë. Legjendat dhe historitë që qarkullojnë janë të ndryshme, por ajo që na intereson më tepër është fakti që konsiderohet si një simbol feste. Simbol i festave të dashura për ne.

Por përse bëhet pema e Vitit të Ri?

  • Historia e pemës së parë

Sipas autores Fabiola Marchet, e cila sjell kuriozitete në lidhje me ritet e ndryhsme nëpër botë, pema e parë u vendos në Egjipt. Normalisht nuk ishte si pemët e sotme, por bëhet fjalë për një piramdë druri të rrethuar nga disku diellor.

Një zotëri për të cilin në ditët e sotme nuk dimë asgjë, e pëlqeu jashtëzakonisht shumë këtë piramidë dhe vendosi ta bënte të njohur edhe në Europë. Disku i diellit nënkuptonte zmadhimin e diellit gjate ditëve të janarit.

Më pas papa Bonifaci e quajti si simboli i paqes, pema e Jezu Krishtit. Rreth saj do të blidhej familja dhe do tëë kryente rite dashurie (shpërndarja e dhuratave).

  • Pema e parë e zbukuruar

U vendos në vitin 1605 nga një prift në Strazburg. Burri e zbukuroi me mollë dhe ëmbëlsira dhe pema arriti të zbukurohej ashtu si edhe ne sot nga një dukeshë gjermane në vitin 1611.

  • Përse zgjidhet bredh?

Është simbol i jetëgjatësisë prandaj zuri vend të rëndësishëm në këto festa të solsticit dimëror.

  • Përse dekorohet me fije të argjendta?

Zakonisht përdoren për dekorim fijet e argjendta. Kjo pasi sipas legjendëës, ndërsa Jezu Krishti dhe Maria ishin duke u larguar për në Egjipt, u fshehën brenda një shpelle. Ata e mbyllën hyrjen e shpellës me një copë ngjyrë argjendi dhe kështu rojet që i ndiqnin pas nuk e kuptuan ku ata ishin fshehur. Që atëherë edhe kjo është një simbol i Krishtlindjeve.

 

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

twenty + eighteen =