Theksojmë se deri në muajin e 12 fëmija duhet të pijë vetëm qumësht të përshtatshëm për nevojat e tij. Që do të thotë qumështin e nënës ose qumësht formule. Qumështi i nënës është më i përshtatshmi për fëmijën duke qënë se përmban sasi të mëdha të kalciumit si edhe proteinave. Sipas OBSH ushqyerja me gji mund të bëhet deri në vitin  e dytë të jetës sipas dëshirës së nënës dhe fëmijës.

Po nëse nuk ushqejmë me gji cilin qumësht të përdorim pas muajit 12?

Në këtë moshë shumë mjekë mund t’ju këshillojnë të filloni qumështin e lopës apo dhisë, ndërsa të tjerë të kundërtën. Sipas tyre do të ishte mirë të përdornit një qumësht të vazhdimësisë (kështu quhet). Ai përmbush më së miri nevojat e fëmijës me elementët e duhur për rritje.

Sipas këtyre mjekëve qumështi i lopës mund të përdorej pas vitit të dytë të jetës duke qënë se përmban pak hekur. Pra mund të krijojë deficit tek fëmija. Pra këshillohet më tepër të përdoret qumështi i formuluar për fëmijët mbi 12 muajsh që në treg mund ta gjeni me numrin 3.

Përse?

Sepse përmban sasinë e duhur të hekurit, proteinave, yndyrnave, zinkut. Sipas mjekut Gian Vincenzo Zuccotti, drejtues shkencor në “Centro di ricerca nutrizionale dell’Università di Milano” qumështi i vazhdimësisë parandalon obezitetin duke qënë se përmban sasi të reduktuar të yndyrnave. Por sipas tij nuk duhet të mendojmë se një fëmijë i ushqyer me qumësht lope do të ketë premisa të jetë obez. Kjo pasi qumështi nuk është kryesori në dietën e tij.

Pra Zucotti nuk e ndalon përdorimin e qumështit të lopës pas muajit 12 por thekson për nënat se qumështi i vazhdimësisë është më i përshtatshmi. Pra e ndihmon më mirë zhvillimin e fëmijës kjo edhe falë yndyrnave të mira nga të cilat përbëhet.

Kujdes në lidhje me proteinat!

Mjeku Claudio Maffeis, drejtues tek “Unita di diabetologia” thekson se nëse do të ushqeni fëmijën me qumësht lope duhet të keni kujdes edhe përsa i përket proteinave. Duke qënë se ky qumësht përmban sasi të lartë të proteinave duhet kontrolluar edhe sasia që merret përmes drithërave, mishit, peshkut, vezës dhe djathit.

Sipas të dhënave që mjekët më sipër paraqesin fëmija nga muaji 12-24 nuk duhet të marrë më tepër se 1.2 gr proteina për cdo 1 kg të peshës trupore. Dhe mos harroni se 100 ml qumësht lope përmban 3.4 gr proteina. Pra një biberon me 300 ml qumësht lope plotëson komplet nevojat me proteina të një fëmije me peshë trupore 9 kg.

Përsa i përket yndyrës nëse do të zgjidhni qumështin e lopës mund të përdorni atë me yndyrë të plotë. Kjo pasi ai mund të plotësojë nevojat me yndyrë për peshën trupore të fëmijës në atë moshë.

plasmon

Ndersa ne lidhje me qumeshtin e vazhdimesise mund ta gjeni ne forme pluhuri ose lengu. Per shembull Plasmon 3 e kemi ne versionin Nutrimune, qe forcon sisitemin imunitar te femijes.

Merrni me teper informacione ne lidhje me produktin duke klikuar KETU