Paracetamoli dhe ibubrofeni janë dy medikamente që përdoren shpesh kur fëmija ka temperaturë. Pra mund të quhen “seti i ndihmës së parë” për cdo familje dhe zakonisht alternohen me njëra-tjetrën. Por ndonjëherë edhe gabohet në mënyrën e përdorimit të tyre.

Paracetamoli dhe ibubrofeni, guida për secilën nënë

Në ditët e sotme nuk ekziston ende asnjë përfundim shkencor në lidhje me përfitimet e kombinimit të paracetamolit dhe ibubrofenit. Pra asnjë studim nuk e pohon efektin pozitiv që mund të kenë. Madje marra e dy medikamenteve njëkohësisht mund të ketë pasoja serioze për fëmijën.

Ndërkaq mjekët këshillojnë të mos kombinoni paracetamolin me ibubrofenin bashkë. Ju mund të përdorni fillimisht paracetamolin cdo 4-6 orë duke qënë se ka më pak efekte anësore krahasuar me ibubrofenin. Paracetamoli është përgjithësisht medikamenti i parë që përdoret në cdo problem që mund të ketë fëmija.

Megjithatë në disa raste këshillohet të përdoret direkt ibubrofeni. Kjo nëse dëshirohet që të arrihet një efekt antiinflamator. Gjithmonë duhet të flisni me mjekun për të rekomanduar dozën e duhur dhe momentin kur duhet të përdoret secili prej medikamenteve të mësipërme.