Organet gjenitale

Shumë nëna kanë dyshime në lidhje me organin gjenital të djemve. Si zhvillohet? Si pastrohet? Si evitohen infeksionet? Të gjitha këto kanë lidhje me fazat e zhvillimit dhe nuk ka ndonjë teknikë të vecantë pastrimi.

Dhe ja ku janë 3 gjërat që duhet të dini rreth organit gjenital të djemve

Organet gjenitale tek djemte fazat e zhvillimit

Organi gjenital në lindje mund të jetë i mbyllur. Kjo është normale gjatë viteve të para të jetës dhe bëhet problematike nëse vazhdon të jetë pas fillimit të jetës seksuale. Ky “problem” vërehet gjatë viteve të para të jetës duke qënë se bebat nuk kanë një jetë aktive seksuale. Hapja e organit gjenital në mënyrë fiziologjike fillon të ndodhë rreth vitit 6-7 të jetës ose më vonë. Në këtë moshë organi gjenital i fëmijës fillon të marrë pamje të ngjashme me atë së të rriturve.

Oranet gjenitale te djemve, gjitchka rreth pastrimit dhe higjenës

Edhe pse organi gjenital mund të jetë i mbyllur tek zona e sipërme duhettë dini se nuk lejohet në asnjë mënyrë të kryeni manovra hapje gjatë larjes. Kjo është e rrezikshme. Në të kundërt mund të provokohen irritime të lëkurës dhe dhimbje. Për të pastruar organin e fëmijës mjafton ta lani atë me ujë në zonën e jashtme.

Organet gjenitale te fëmijës, a ja vlen vërtet të bëhet hapja?

Hapja, quajtur ndryshe në gjuhën popullore “bërja synet” përkon me heqjen e lëkurës së sipërme që mbulon organin gjenital tek pjesa e kokës. Gjithë dyshimet në lidhje me këtë ndërhyrje qëndrojnë tek higjena. Ndërsa në shumë vende praktikohen rregullisht për shkaqe fetare, mjekët mendojnë ndryshe. Sipas tyre fëmija rrezikon hemorragji, infeksione, e madje edhe mbindjeshmëri tek organet gjenitale. Kjo e fundit mund të bëhet pengesë edhe në jetën seksuale.