Operacioni cezarian është një mënyrë me të cilën mund t’ju ndodhë të sillni në jetë fëmijën dhe normalisht është mirë të dini se cfarë ndodh. Fillimisht duhet të dini edhe se ky është një operacion i mirëfilltë që kryhet në kushte më të mira krahasuar me vitet e mëparshme.

Kjo bën që normalisht rikuperimi pas lindjes me operacion cezarian do të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë.

Të njihemi me fazat e operacionit cezarian

Para se të filloni operacionin cezarian anestezisti do të aplikojë tek ju anestezinë totale ose lokale. Të dyja procedurat nuk janë të dhimbshme.

Gjithcka gjatë operacionit cezarian fillon me…

  • Vendosjen e kateterit. Gjatë kësaj procedure nuk ndieni gjë duke qënë se jeni nën efektin e anestezisë. Pas kësaj procedure fillon operacioni cezarian. mjeku do të fillojë dizinfektimin e barkut. Prerja do të kryhet mbi zonën vaginale, zonë e cila normalisht duhet të jetë e depiluar. Operacioni cezarian zakonisht zgjat 30 minuta.
  • Gjatë fazës së dytë të operacionit cezarian do të procedohet me prerjen e lëkurës. Më pas mjeku largon shtresat muskulare dhe në fund arrin tek uterusi. Gjatë kësaj faze të operacionit cezarian plas lëngu amniotik. Deri në këtë moment nëna nuk ndien asnjë shqetësim.
  • Në fazën e tretë të operacionit cezarian mjekët do të fillojnë të shtypin. Gruaja këtë e ndien. Njëkohësisht ata edhe tërheqin, duket sikur dicka do të shkulet nga barku. Në këtë moment do të dalë fëmija.
  • Faza e fundit e operacionit cezarian është nxjerrja e placentës. Më pas do të procedohet me pastrimin dhe qepjen e uterusit. Më pas qepet peritoneumi, shtresa muskulare dhe në fund barku. Gjatë kësaj faze të operacionit normalisht nuk ndihet dhimbje.

Zakonisht rikuperimi total pas operacionit shkon deri në 1 muaj.

Ju keni bere lindje me operacion apo natyrale? Si jeni ndier dhe cilat kane qene shqetesimet me te medha qe keni pasur pas lindjes?