“E ku ka si lindja normale. Fëmijën e do dhe e ndien më tepër, dhimbjet e lindjes të bëjnë të jesh…”

Me siguri të bëjnë të jesh po aq nënë sa edhe një që ka lindur me operacion! Por nuk mbaron me kaq! Cdo ditë mund të ndodhë të dëgjosh lloj lloj teorish që e lidhin rolin tënd si nënë me mënyrën si ke sjellë në jetë fëmijën dhe në fund ndihesh keq. Ndihesh e paaftë, kërkon të kthesh kohën pas  etj etj etj.

Kjo është e gabuar! Mbi të gjitha duhet të ndryshojnë mendim ata që e konsiderojnë operacionin si një mallkim, si gjënë me të keqe që mund t’i ndodhë një gruaje. Ti nuk ke pse ndihesh më keq! E mbajtje atë fëmijë për 9 muaj në bark, e rrite dhe ushqeve me gjakun tënd, bërë një operacion të ndërlikuar dhe tani duhet ta shijosh!

Ndërsa gjithë të tjerët, 9 gjërat që nuk duhet kurrësesi t’i thoni një nëne që ka lindur me operacion janë…

  • Herën tjetër ndoshta mund të bësh në mënyrë natyrale fëmijën! Edhe nëse nuk e bën nuk është fundi i botës. Le të jetë ajo vetë që të vendosë se cfarë duhet të bëjë!
  • Falë zotit fëmija është mirë. Ti zotëri. Ti zonjë. E percepton dot që nëna rrezikoi jetën e saj për atë fëmijë?
  • Kur lind me operacion nu e do fëmijën njësoj sa kur lind në mënyrë natyrale. Kjo është gjëja më absurd që dikush mund të thotë ndonjëherë.
  • Lum si ti që nuk ndieve dhimbjet e lindjes! Me siguri kush e thotë këtë shprehje pa kuptim nuk e ka idene se cfarë janë dhimbjet pas operacionit.
  • Lum si ti që nuk ke carje në zonën intime. Po carja e barkut? Mund të konsiderohet e pakët?
  • Ju nënat e sotme zgjidhni lindjen me operacion si mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Me siguri nëse e thoni këtë nuk e keni idenë se dhimbjet janë mbajtur nën kontroll vetëm me qetësues pas lindjes.
  • Unë kur linda në mënyrë natyrale ndieja vazhdimisht një lloj emocioni… Gjatë muajve të parë pas lindjes mund edhe të mos ja thoni këto nënës së re.
  • Më trego pak ku e ke shenjën. Të duket sipër mbathjeve? Po në plazh si do ja bësh? Mjaft më! Ajo shenjë nuk duket sipër mbathjeve dhe mbi të gjitha nuk dua ta shikosh. Operacioni ishte imi, fëmija është imi dhe mbi të gjitha shenja është vetëm e imja!
  • Fëmija ka kollë sepse kështu janë të gjithë fëmijët që lindin me operacion. A ka ndonjë makth më të madh për nënën se ta fajësoni edhe për sëmundjen sezonale të fëmijës? atë që e kalon cdo fëmijë? E madje edhe ai që ka lindur në javën e 42 të shtatzanisë nëpërmjet një lindje tepër të mrekullueshme vaginale?

Nënë e dashur! Jeto, dashuro, dhe ndihu krenare për fëmijën dhe veten tënde! Shoqëria do të jetë atje për të kritikuar edhe nëse cdo gjë e bën mirë. Jam e sigurt se ai apo ajo që flet kurrë nuk do të dojë fëmijën më tepër se ti!

 

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × five =