Pra tashmë data juaj e ciklit ka kaluar dhe testi ka dalë pozitiv por nuk keni ende asnjë shenjë shtatzanie apo jo? Mos u shqetësoni! Shumë gra nuk përjetojnë asnjë shenjë shtatzanie të paktën gjatë javëve të para të saj.

Nëse jeni ende në javën 4-5 të shtatzanisë është ende herët të keni shenja tipike. Zakonisht shfaqen rreth javës së 6. Megjithatë nëse tashmë java e 6 ka kaluar dhe ende nuk keni shqetësime duhet të lumturoheni. Kuptoni që të vjellat e mëngjesit nuk janë shaka!

 

Përse disa gra thjesht nuk kanë asnjë shenjë shtatzanie?

Të gjitha gratë janë ndryshe nga njëra tjetra. Dhe normalisht gra të ndryshme përjetojnë shtatzaninë në mënyra të ndryshme. Hormonet shkaktojnë gjëra të ndryshme në njerëz të ndryshë, prandaj edhe ndoshta nuk jeni duke pasur asnjë shenjë shtatzanie. Nga ana tjetër mjekët theksojnë se nënat duhanpirëse fillojnë të ndiejnë më vonë shenjat e shtatzanisë.

Pra nëse nuk ndieni se jeni shtatzanë jo domosdoshmërisht nënkupton se nuk jeni! Dhe nëse nuk keni shenja shtatzanie nuk duhet të mendoni se fëmija juaj nuk po rritet shëndetshëm. Prandaj vazhdoni të merrni vitaminat që ju ka rekomanduar mjeku dhe shtatzani të mbarë!

 

Keni probleme me infertilitetin? Shtatzania juaj nuk po vjen ende?

Tashmë jeni shtatzanë por keni nevojë për konsultë me mjekun? Keni nevojë për të kryer analiza apo teste specifike? Kontaktoni me mjekët e Klinikës Gliozheni nëpërmjet faqes se Instagramit “KlinikaGliozheni” ose nëpërmjet numrit të telefonit   067 27 33 333