Non-Stres test (testi pa stres) i fetusit është një test i thjeshtë, jo invaziv që kryhet në shtatzënitë mbi 28 javë. Testi quhet “pa stres” sepse gjatë tij nuk ushtrohet asnjë stres mbi fetusin.

Si kryhet NST?

Testi kryhet duke vendosur një brez në barkun e nënës për të matur rrahjet e zemrës së fetusit dhe një tjetër brez për të matur kontraksionet e mitrës. Lëvizja, rrahjet e zemrës dhe “reagimi” i rrahjeve të zemrës ndaj lëvizjes apo kontraksioneve matet për 20-30 minuta. Nëse fëmija nuk lëviz, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ka probleme; fëmija thjesht mund të jetë në gjumë. Mamia mund të përdorë një “zile” për të zgjuar beben përgjatë testit.

Përse duhet të kryhet NST-ja?

NST-ja mund të kryhet nëse:

  • Ndjeni se fëmija juaj nuk lëviz aq shpesh sa zakonisht
  • Keni kaluar datën e lindjes
  • Ka arsye për të dyshuar se placenta nuk funksionon si duhet
  • Jeni në rrezik të lartë për arsye të tjera

Testi mund të tregojë nëse fëmija nuk merr oksigjen të mjaftueshëm, për shkak të problemeve të placentës apo kordonit ombilikal; ai mund të tregojë edhe lloje të tjera të problemeve të fetusit.

Cilat janë rreziqet dhe efektet anësore për nënën dhe fëmijën?

NST është test jo invaziv, që nuk paraqet asnjë rrezik të njohur apo efekt anësor për nënën ose fëmijën.

Kur kryhet NST?

NST kryhet, përgjithësisht, pas javës së 28-të të shtatzënisë. Përpara 28 javëve, fetusi nuk është i zhvilluar mjaftueshëm për të reaguar ndaj protokollit të testit.

Çfarë kërkon të bëjë NST?

Qëllimi kryesor i testit është matja e rrahjeve të zemrës së fetusit duke reaguar ndaj lëvizjeve të veta. Bebet e shëndetshme do të përgjigjen me rritje të rrahjeve të zemrës gjatë momenteve të lëvizjes dhe rrahjet e zemrës ulen kur bien në qetësi. Koncepti që qëndron pas NST është se kërkohet oksigjen i mjaftueshëm që aktiviteti i fetusit dhe rrahjet e zemrës të jenë në kufij normalë. Kur nivelet e oksigjenit janë të ulëta, fetusi mund të mos reagojë normalisht. Nivelet e ulëta të oksigjenit mund të shkaktohen, shpesh, nga problemet me placentën apo kordonin ombilikal.

Çfarë kuptimi kanë rezultatet e NST-së dhe cilat janë arsyet për analiza të mëtejshme?

Një rezultat reaktiv në NST tregon se qarkullimi i gjakut (dhe oksigjeni) në fetus është i mjaftueshëm. Një rezultat joreaktiv tregon se duhen kryer analiza të mëtejshme për të përcaktuar nëse rezultati vjen si shkak i nivelit të ulët të oksigjenit apo nëse ka arsye të tjera për mungesën e reagimit të fetusit.

Non stres test

Per me teper informacione na ndiqni edhe ne faqen tone te Facebook si edhe Instagram

Ju sugjerojme per me teper te lexoni edhe:

Analiza Beta-HCG vlerat dhe domethenia e saj

 

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × four =