Me helmim nga dielli jo domosdoshmërisht nënkuptojme se jemi helmuar. Kjo shprehje përdoret në rastet kur kemi të bëjmë me djegie nga dielli. Kjo gjendje përgjithësisht krijohet nga rrezet UV të cilat shkaktojnë inflamacion në lëkurë.

Kujdes! Njihni simptomat e helmimit nga dielli

Edhe pas 15 minutash nga ekspozimi në diell ju mund të digjeni. Megjithatë mund të mos e kuptoni menjëherë duke qene se skuqja e lëkurës dhe shqetësimet e tjera mund të shfaqen pas dirsa orësh. Ju mund ta digjeni edhe më tepër nëse qëndroni shumë gjatë të ekspozuar dhe mbi të gjitha nëse nuk vendosni krem mbrojtës. Më tepër të rrezikuar për të pësuar helmim nga dielli janë personat me lëkurë dhe flokë të celët.

Ne kete rast vihet re:

  • Skuqje të lëkurës dhe shfaqje të flluckave;
  • Dhimbje dhe djegie;
  • Djersitje;
  • Dhimbje koke;
  • Ethe dhe temperaturë;
  • Të vjella;
  • Këputje;
  • Shenja dehidratimi.

Si të trajtojmë helmimin nga dielli?

  • Largohuni menjëherë nga dielli dhe bëni një banjo me ujë të freskët por jo të ftohtë. Aplikoni gjithashtu kompresa të freskëta;
  • Pini shumë lëngje për disa ditë;
  • Merrni ibubrofen për të qetësuar dhimbjet;
  • Përdorni një xhel me aloe vera si mënyrë hidratimi dhe qetësimi;
  • Mbuloheni plotësisht me veshje zonën e djegur gjatë shëtitjeve.

Shkoni tek mjeku urgjent nëse:

  • Lëkura juaj është e mbushur me fllucka tek zona e djegur nga dielli. Si edhe kur keni mjaft dhimbje;
  • Nëse keni djersitje të mëdha në fytyrë;
  • Keni ethe, temperaturë, shqetësime në stomak, konfuzion, dhimbje koke;
  • Nëse keni shenja dehidratimi.

Mos harroni të përdorni kremin mbrojtës me faktor të lartë 15-30 minuta para ekspozimit.