Shumë familje ndoshta janë duke planifikuar të nisen me pushime, dhe normalisht kujdesi maksimalmm shkon tek përgatitja e sendeve të bebes. Është tepër e rëndësishme të niseni me një set emergjence që përmban gjërat më kryesore të ndihmës së parë. Kështu do të mund të ndërhyni për të zgjidhur problemin menjëherë.

Nisemi me pushime, cfarë të marrim me vete?

  • Nëse do të shkoni diku me pushime do t’ju duhet një dizinfektues dhe qese pambuku. Kështu nëse fëmija vritet mund ta pastroni duke parandaluar infeksionet.
  • Një kuti me leukoplaste të dimensioneve të mëdha dhe të vogla.
  • Nëse fëmija ka probleme me të vjellat gjatë udhëtimit me rekomandimin e mjekut mund të merrni edhe medikament të posacëm.
  • Sprai kundër insekteve.
  • Një termometër.
  • Një medikament që ul temperaturën.
  • Flisni me mjekun për të marrë një antiobiotik me vete. konsultohuni me të si ta përdorni në cdo rast.
  • Mund të merrni edhe një medikament anti-inflamator për ta përdorur në rast se fëmija ka dhimbje veshi apo shqetësime të tjera.