Kur vjen puna tek karakteriastikat e secilës shenjë të horoskopit ka gjëra të rëndësishme për të treguar edhe në lidhje me mëmësinë.

Ndikon apo jo shenja zoodiakale tek personaliteti juaj? Sigurisht që po!

Dashi– Një nënë tepër e fortë! Me vetëbesim, nuk shfaq frikë. Dobësia e saj? Fiksohet tepër pas gjërave që fëmija bën duke pasur tendencën ta krahasojë një aftësi të tij me të një fëmije tjetër. Stili i prindërimit? Dëshiron të lejë shenjë në cdo gjë që bën, duke përfshirë këtu edhe prindërimin!

Demi– Një nënë që punon shumë, është e qëndrueshme por i kushton shumë rëndësi gjërave materiale. Ndryshon shpesh humorin e saj gjatë ditës. Një nënë e shenjës së demit mund të jetë e prirur të edukojë fëmijën duke u bazuar tek stili tradicional.

Binjakët– Nëna e shenjës së binjakëve ka natyrë tepër kurioze por nga ana tjetër shfaqet edhe e paduruar. Dobësia e saj është mungesa e përqëndrimit. Pra në disa raste mund të mos jetë një dëgjuese e mirë e fëmijës. Stili i saj i prindërimit mund të jetë kompleks por ajo nuk mërzitet asnjëherë. Me një nënë së shenjës zoodiakale të binjakëve nuk do të mërziteshit kurrë. Atë mund ta gjeni duke bërë gjëra të ndryshme me fëmijët. Nga pikniku në natyrë tek lokalet e zhurmshme të qytetit.

Luani– Ajo shfaqet një nënë me vetëbesim, lidership, dhe me shumë energji. Por dobësia e saj është tendenca për të dramatizuar ngjarjet si edhe përqëndrimi i shumë gjërave tek vetja. Ajo e shpreh së tepërmi veten nëpërmjet prindërimit. Ajo është gati të rrisë dhe edukojë si duhet qytetarët e së ardhmes.

Virgjëresha– Një nënë tepër e organizuar, inteligjente, e shëndetshme, me zakone të mira. Por dobesia e saj është që shqetësohet dhe nervozohet lehtë. I analizon shumë situatat si edhe gjykon së tepërmi veten e saj.

Akrepi- Një nënë e shenjës së akrepit është e fortë dhe priret nga intuita e fortë. Por nga ana tjetër dobësia e saj shfaqet tek mundësia për t’u fiksuar së tepërmi tek disa gjëra. Shpesh fëmijët e nënës së kësaj shenje zoodiakale do ta gjejnë veten duke u frikësuar nga mundësia e mosaprovimit të gjërave që duan të bëjnë.

Gaforrja- Nëna e kësaj shenje zoodiakale siguron komfort për fëmijët. Gjithashtu karakterizohet nga ndjeshmëria dhe butësia në karakter. Gjithsesi edhe ajo ashtu si cdo nënë ka dobësitë e saj dhe në rastin konkret janë xhelozia, ndryshimi i humorit.

Peshorja- Nje nënë e duruar, e rafinuar por pak moskokcarese. Fëmijët në një moment mund të kthehen në arsyen e ekzistencës.

Bricjapi- Një nënë e duruar, tradicionale, e qëndrueshme, e struktuar. Dobesitë? Tepër serioze, shpesh përjeton ankth dhe shqetësohet në lidhje me cdo gjë. Dyshon tek aftësitë e veta dhe bëhet pesimiste. Shpesh mund ta shikojmë duke u përpjekur të bëjë të dyja rolet për fëmijët e saj. Të nënës dhe të babait.

Ujori- Shafqet të jetë një nënë origjinale, mendjehapur, dhe që nuk frikësohet kollaj. Por shpesh e shohim edhe të ndihet pesimiste. Një nënë gjithashtu tepër korioze.

Shigjetari– Një nënë e shenjës zoodiakale të shigjetarit shfaqet  e lirë, aventuriere, dhe shumë spontane. Gjithashtu karakterizohet edhe nga natyra humoristike.

Peshqit- E mëshirmshme dhe me imagjinatë tepër të zhvilluar. Kështu shfaqet të jetë një nënë e shenjës së peshqve. Me dobësitë e saj si ndjesitë e fajit dhe manipulimi i situatave. Ajo është tepër e ndjeshme me fëmijët dhe i trajton shumë mirë.