Pas lindjes të gjitha mund të përballemi me simptoma shqetësuese që në shumicën e rasteve janë të pashmangshme. Sipas nënave zakonisht më të shpeshtat janë ato që do të sjellim në vijim.

Pas lindjes, cfarë duhet të presin nënat e reja?

  • Një rënie e “cmendur” e flokëve

Dmth ju mund të keni dëgjuar të flitet për rënie të flokëve por kjo tani ështe tepër ndryshe. Në një moment të duket sikur i gjithë floku do të jetë në tokë brenda pak ditëve. Përmirësimi i situatës? Marrja e vitaminave të shtatzanisë si edhe dieta e balancuar ushqimore.

  • Pas lindjes, dashuri për fëmijën por edhe ankth!

Ndoshta një grua në jetën e saj mund të përjetojë në disa raste antkh por ai pas lindjes është ndryshe. Më i vështirë, me simptoma më serioze. Në lidhje me këtë gratë duhet të bëjnë më tepër zhurmë! Të flasin, ta pranojnë, të mos kenë frikë, ndrojtje të shkojnë tek mjeku.

  • Zona vaginale me shumë mundësi do të jetë… E carë!

Dhe në lidhje me këtë duhet kujdes i vecantë për të mos arritur në infeksion. Flisni me mjekun dhe ndiqni me përpikmëri këshillat e tij.

  • E dinit se pas lindjes përjetohen edhe nepset e gjidhënies?

Po, po! Nëse në shtatzani nuk kishit neps për cheesecake mund të keni në gjidhënie. Dëshira rritet më tepër për ëmbëlsirat.

  • Memoria pas lindjes nuk është më si më parë.

Dmth mund të gjeni veten duke shkuar në një dhomë pa e ditur më përse. Na ndodh të gjithave! Prandaj edhe frigoriferi mund të mbushet plot me ngjitëse të aktiviteteve që duhen bërë. Epo, ndodh edhe kështu!

  • Gjakderdhja do të jetë e madhe.

Dmth do t’ju duhet të përdorni peceta intime të mëdha duke qënë se normalet nuk do të jenë në gjendje të mbajnë nën kontroll situatën.

 

Vemendje! Ju vjen ne ndihme Chicco me pecetat intime te prodhuara enkas per te plotesuar nevojat e nenes se re. Me shtrese pambuku, mundeson ajrosjen e lekures dhe siguron perthithje maksimale. Plus rehati. 

 

 

  • Fshikëza e urinës? Ka edhe ajo problemet e veta.

Shpesh disa pika urinë mund të dalin në mënyrë të pavullnetshme nëse qeshi, vraponi, teshtini etj.

 

Pas lindjes ndodh edhe… Shtoni eksperiencën tuaj në zonën e komenteve poshtë reklamave. Mendimi juaj eksperiencë për nënat.