Cështja e dhimbjeve të lindjes është një argument që shqetëson shumë gra shtatzana të cilat në më të shumtën e rasteve  e pyesin veten “a do të mund t’i përballoj dot?”

E sot do t’ju tregojmë gjithcka duhet të dini rreth këtij shqetësimi…

Gjëja e parë më e rëndësishme që duhet të dini është se dhinbjet e lindjes nuk janë të papërballueshme, e se sot falë zotit ekzistojnë shumë alternativa të cilat i bëjnë të ndihen më pak intensive.

Agoni!

Disa gra kështu kanë dëshiruar të përshkruajnë  momentin kur je me dhimbjet e lindjes. Edhe pse i cilësojnë si të thella dhe të forta habiten me mënyrën si natyra është në gjendje të bëjë trupin të përballojë dhe tolerojë gjithcka ndodh në atë moment unik.

Sic e merrni me mend edhe shkenca ka thënë disa fjalë në lidhje me këtë. E ata cdo fjalë e kanë shoqëruar edhe me shprehjen “nga ajo dhimbje e madhe do të lindë një agim i ri”…

Dhimbjet e lindjes në numra!

Sipas disa studimeve të kryera është provuar se trupi i njeriut mund të durojë deri në 45 njësi dhimbje e megjithatë grave i duhet të durojnë më tepër  se kaq ndërsa i japin jetë fëmijës së tyre.

Në fakt gjatë lindjes secila prej nesh duhet të durojë plot 57 njësi dhimbjesh dhe nuk mbaron me kaq! Sipas disa studiueve të tjerë dhimbja që cdo grua ndien gjatë lindjes vaginale është e njëjtë me atë që ndihet gjatë thyerjes së 20 kockave në një kohë të vetme. Pra forca e gruas dhe kurajoja e saj shprehen shumë qartë në këtë akt dashurie!

Dhe tani me siguri jeni duke pyetur veten : A është e mundur të matet dhimbja?”

E në fakt ka dalë tani edhe një studim tjetër që flet për dhimbjen dhe i referohet edhe përgjigjes së qelizave nervore. Sipas tyre dhimbja është shumë subjektive, duke qënë se sinjalet që dërgohen në palcë janë të ndryshme nga personi në person. Si konkluzion i studimit rezulton të jetë shumë e vështirë të matet dhimbja që gruaja mund të ndiejë në mënyrë fikse.

Gjithcka për dashurinë e nënës drejt fëmijës!

Në cdo mënyrë që perceptohet dhimbja nëna e përballon me sukses dhe kurajo, e kush e ka kaluar e di mirë për cfarë po flasim në lidhje me atë moment magjik. E gjithcka do të mbani mend në fund është ajo ditë magjike, jo dhimbjet, jo mënyra si ju kanë bërë të ndiheshit.

Sepse në fund të fudnit dashuria e nënës për fëmijën është më e madhe dhe kalon cdo gjë! Cdo vuajtje dhe trishtim! Bëhet fjalë për një forcë magjike që të shtyn të durosh dhe arrish atë që nuk kishe menduar kurrë më parë se do të ishe në gjendje të bëje.

Sepse dhimbjet e lindjes të dhurojnë një kurajo që nuk e kishe më parë, një forcë që nuk e kishe menduar kurrë se do të ekzistonte brenda teje. Për këtë dhe shumë arsye të tjera duhet të falenderojmë nënat tona që na kanë dhuruar jetën. Luftëtaret e dashurisë, artizane të jetës, mbrojtëse të ëndërrave! Falë tyre jemi në ketë botë, falë tyre jemi këta që jemi.

E dicka të fundit, të falendërojmë nënat pavarësisht mënyrës si na kanë sjellë në jetë, qoftë nëpërmjet lindjes natyrale apo asaj cezariane. Sepse në thellësitë më të mëdha të zemrës lind po e njëjta dashuri që nuk njeh limite, por që njeh sforcot, sakrificat dhe dedikimet!

Për të gjitha nënat, jeni superheroina!

Facebook Comments