Pasi keni shkuar në shtëpi me te porsalindurin mund të ndodhë që në një moment të gjendeni para një situate që nuk dini si të veproni. Mund të ndodhë që fëmija të ketë një shqetësim në dukje normal por që në të vërtetë kërkon kujdesin mjekësor, dhe anasjelltas. Duke qënë kështu ju sjellim në vijim disa raste kur duhet të njoftoni patjetër mjekun.

Ju duhet të flisni urgjent me mjekun nëse i porsalinduri gjatë 24 orëve të para:

  • Nuk urinon;
  • Nuk ka defekuar ende;
  • Ngjyra e lëkurës është e verdhë.

Kujdes! Raste të tjera kur në lidhje me shëndetin e te porsalindurit duhet të kontaktohet mjeku përkatës janë si më poshtë:

  • Nëse i porsalinduri shfaq rrufë dhe temperaturë;
  • Nëse bebi ndryshon të qarën. Papritur fillon të qajë më shumë dhe më fort se më parë;
  • Flisni me mjekun edhe në rast se i porsalinduri nuk qan. Duket që nuk ndien rehati por as nuk qan;
  • Nëse humbet oreksin;
  • Nëse i porsalinduri ka vështirësi në frymëmarrje apo nëse merr frymë më shpesh se zakonisht;
  • Nëse bebi ka ethe te forta dhe temperaturë;
  • Kontaktoni me mjekun nëse ka defekim jo normal. Psh ka 24 orë me diarre apo shenja gjaku;
  • Shkoni tek mjeku nëse i porsalinduri ka shenja dehidratimi. Pra nëse i porsalinduri nuk ag minimum 6 bebelina në ditë dhe shfaqet në letargji;
  • Nëse lëkura e tij skuqet dhe shoqërohet me të vjella apo temperaturë;
  • Nëse fontanela duket e fryrë ose e futur nga brenda gjatë qëndrimit normal të fëmijës. Kujdes! Kjo vlen për rastet kur i porsalinduri nuk ka qarë apo nuk ka vjellë.