Nderrimi i bebelines

Qetësojuni! Ky nuk është një gjygj që vlerëson gabimet tona si nëna. Megjithtë sipas statistikave na kanë listuar disa gabime që ndoshta të gjitha i bëjmë.

Cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë gjatë ndërrimit të bebelinës?

  • Kur fillojmë të ndërrojmë bebelinën nuk kemi gjithcka gati!

Në fakt mbaj mend se më ka ndodhur shpesh. Dhe ndoshta me siguri edhe juve e keni gjetur veten duke vrapuar për kremin apo ndoshta edhe vetë bebelinën. Por e dini përse nuk duhet ta bëjmë? Sepse fëmija mund të rrotullohet dhe të bjerë. Pra herën tjetër që do të ndërroni bebelinën, kujdes! Gjithcka gati!

  • Kur ndërrojmë bebelinën e shtrëngojmë së tepërmi, ose shumë pak!

Nëse në momentin që po hiqni bebelinën e papastër shikoni shenja në lëkurën e fëmijës bëni kujdes me të pastrën. Mos e shtrëngoni aq sa e para. Dhe mbi të gjitha përpiquni gjithmonë të merrni edhe masën e duhur të bebelinës sipas peshës së fëmijës.

  • Shpesh sipas statistikave ne nënat e pastrojmë në mënyrë të gabuar fëmijën.

Në momentin e ndërrimit të bebelinës fëmija duhet larë nga para pas dhe jo anasjelltas. E kundërta bën të mundur që të zhvillohen infeksione.

  • Për një arsye të caktuar shpesh e ndërrojmë me vonesë bebelinën.

Sidomos pasi fëmija ka bërë kakën ju duhet ta ndërroni menjëherë. Edhe nëse keni përdorur bebelinën më super thithëse që ekziston.

  • Shpesh gabojmë duke marrë me vete në vendin e ndërrimit vetëm bebelinën dhe kremin.

Ndërkaq mund të na duhet edhe një tutinë e pastër duke qënë se mund të jetë bërë pis. E madje mund të bëhet pis edhe gjatë ndërrimit.

  • Sipas mjekëve kujdes edhe me sasinë e kremit që përdorni.

Edhe nëse është tepër hidratues nuk duhet ta ekzagjeroni. Mund të shkaktojnë tek fëmija një ndjesi lagështire në zonën e bebelinës dhe për pasojë shkakton bezdi.

  • E madje ne nënat gabojmë edhe në sasinë e bebelinave që blejmë!

Edhe pse mund të jenë në ofertë nuk duhet të entuziasmohemi dhe të blejmë sasi të mëdha. Kini parasysh se pesha e fëmijës rritet dhe brenda pak kohe mund të dalin jashtë përdorimit. Prandaj bebelinat i blini pak nga pak aq sa ju duhen!

Sa here ne dite e nderroni bebelinen e femijes? 

Mendoni se bebelinen duhet ta nderrojme edhe gjate nates?

Cilat jane karakteristikat e bebelines ideale?