Cfare e shkakton mykun e gjirit dhe si ta trajtoni?

Myku i gjirit është një infeksion i shpeshtë tek nënat gjidhënëse. Infeksioni kërpudhor në fjalë prek zonat e trupit që kanë tendencën të jenë të ngrohta dhe të lagështa.

Myku i gjirit, nga se shfaqet?

Myku i gjirit

Mund të gjendet kudo në lëkurë, kryesisht prek edhe traktin tretës apo vaginën. Candida mbahet nën kontroll nga sistemi imunitar porn ë disa raste rritet dhe shkakton infeksione mykotike.

Faktorët e rrezikut janë:

  • Thithat e carë apo të lëndurar;
  • Myku i gjirit mund të shfaqet më shpesh tek femrat që e kanë si infeksion në vaginë;
  • Probleme me sistemin imunitar apo diabetin mund të rrisin gjithashtu rrezikun;
  • Përdorimi i dsa medikamenteve si antibiotikët, kontraceptivët etj. Do të bëjnë që rreziku i shfaqjes së mykut të thithave të rritet;
  • Dieta e pasur me sheqer dhe e pakët në vitamina apo minerale do të bëjë më të madh rrezikun e shfaqjes së mykut të gjirit.

Myku i gjirit është shfaqur, si trajtohet?

Kremi anti-fungial mund të aplikohet dhe kjo mund të jetë nystatina apo clotrimazoli (gjithmonë nën përshkrimin e mjekut). Gjithashtu zona e prekur duhet mirëajrosur në mënyrë që të jetë sa më pak e lagësht dhe më pas aplikohet kremi.

Në disa raste kur shfaqet myku i gjirit mund të këshillohet trajtimi anti-fungial nga goja. Kjo bëhet e nevojshme kur kemi të bëjmë me myk të theksuar të gjinjve.  Gjithashtu peshqiri që përdorni për gjinjtë duhet të jetë i vecantë.

Mbajtja thatë e gjinjve është thelbësore për të zhdukur mykun.

Ju sugjerojme te lexoni artikuj te ngjashem:

Qumesht formule apo qumesht gjiri? E rendesishme eshte te mos paragjykojme!

Ushqyerja me gji, cilat medikamente mund te perdoren dhe cilat jo?

Kremi i thithave te gjirit, 5 gjerat qe duhet patjeter te dini!

Per me teper informacione na ndiqni edhe ne faqen tone te Facebook si edhe Instagram