Myku i gojës është një tjetër shqetësim që mund të shfaqet në shtatzani. Shkak mund të bëhet rritja e nivelit të estrogjenit. Ky i fundit krijon një mjedis optimal për rritjen e mykut në gojë.

Myku në shtatzani, a është i dëmshëm për fëmijën?

Normalisht shqetësimi në lidhje me këtë problem do të ishte me vënd. Po rrini të qeta. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë shkencore që tregon se myku dëmton zhvillimin apo shëndetin e fëmijës.

Trajtimi kundër mykut është domosdoshëm

  • Kujdesuni për higjenën orale.
  • Shpëlani gojën me ujë me kripë në mënyrë që të lehtësohen edhe shqetësimet brenda gojës. Përzierjen e përgatisni duke marrë ½ lugë caji kripë dhe duke e tretur në 237 ml ujë të ngrohtë. Shpëlani gojën me këtë solucion por mos e gëlltisni.
  • Flisni me mjekun për të marrë një krem kundër mykut.

Është e rëndësishme të kontaktoni mjekun pasi myku mun dtë përhapet në fyt, ezofag, zorrë duke shkaktuar probleme në ushqyerje dhe gjithashtu tretje.