Mushkonjat dihet që janë një tmerr për të gjithë. Dhe mbi të gjitha kthehen në torturë nëse kemi të bëjmë me një periudhë delikate si shtatzania. Kjo pasi produktet mbrojtëse ndaj mushkonjave duhet të përdoren me kujdes.

Mushkonjat në shtatzani

Vendi jonë në disa zona konsiderohet vërtet problematik përsa i përket mushkonjave të cilat mund të pickojnë edhe në mes të ditës. Normalisht të gjithë përdorim dispozitivë kundër tyre por natyrshëm lind pyetja “a e dëmtojnë fetusin?”

Sipas toksikologut Georgios Eleftheriou gratë shtatzana mund të përdorin lirisht këto produkte kundër mushkonjave edhe në shtatzani.

Sipas tij të gjitha nënat e ardhshme mund të përdorin një sprai, xhel, krem kundër mushkonjave. Përbërësit aktivë duhet të jenë Deet (dietiltoluamide), icaridina ( ose picaridina), dhe PMD (paramatandiolo ose  Citrodiol, derivat i një ekstrakti të eukaliptusit.

Sipas Eleftheriou, një pjesë e përbërësit aktiv do të kalojë përmes placentës tek fetusi por nuk shkakton asnjë dëm. Sipas toksikologut, gratë duhet të mbrohen nga mushkonjat pasi në disa vende ato shkaktojnë malarien e madje edhe virusin Zika.

Po përsa i përket produkteve natyrale kundër mushkonjave?

Me siguri këto produkte kundër mushkonjave janë të përbëra nga vaji i eukaliptit toksikologu thekson se nuk ka ndonjë rrezik. Pra sipas tij asnjë studim deri tani nuk tregon se kanë ndikim negativ tek fetusi por sipas tij duhet të evitohen pasi nuk sigurojnë mbrojtje të mirë.

Mbrojtësit e mushkonjave të posacme për ambient nuk shkaktojnë dëme tek fetusi. Por kujdes me aparatët që largojnë mushkonjat duke u djegur pasi nuk duhet të përdoren në ambiente të mbyllura.

Keni nje problem dhe deshironi nje mendim? Keni nevoje per nje artikull specifik? Na shkruani kerkesen tuaj ne koment.

Komentoni poshte reklamave