Mungesa e hekurit është një faktor që ndikon në shfaqjen e komplikacioneve në shtatzani. ndër më të rëndësishmet dhe më të shpeshtat janë lindja prematurë si edhe aborti spontan. Në fakt rreth 35% e grave mund të rrezikohen për të pasur komplikacione gjatë shtatzanisë pikërisht nga mungesa  e hekurit. Këtë e pohon një studim Ii publikuar së fundmi edhe në “European Journal of Endocrinology. Ata kanë theksuar gjithashtu se gruaja që ka mungesë hekuri në shtatzani mund të ketë edhe probleme të tiroides.

Mungesa e hekurit në shtatzani

Mungesa e hekurit është një formë shumë e hasur e anemisë që shfaqet kryesisht nëse trupi i gruas nuk ka sasi në vlerat normale të hekurit. Ai është një mineral që gjendet tek mishi i vicit, bishtajoret, arrat, drithërat integrale dhe frutat e thata.

Si pasojë e kësaj gruaja do të ndihet edhe më e lodhur se zakonisht, do të ketë mungesë energjie, mungesë ajri, dhimbje gjoksi si edhe lëkurë të zbehtë.

Mungesa e hekurit gjithashtu do të jetë e rrezikshme edhe për gruan por edhe për fetusin. Të mos harrojmë se hekuri është një mineral që ka një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e zhvillimin e mirë të fetusit por jo vetëm. Edhe funksionimi i mirë i placentës ndikohet drejtpërsëdrejti prej tij.

Mungesa e hekurit dhe zhvillimi i trurit të fëmijës

Hekuri është një mineral që ndikon në funksionimin e mirë të tiroides. Nëse prodhohen mjaftueshëm hormone të tiroides edhe truri i fëmijës do të zhvillohet si duhet. Kjo sidomos gjatë trimestrit të parë kur fetusit janë duke ju zhvilluar edhe gjendrat e veta të tiroides.

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 × 5 =