Shtatzanise

Sipas mjekes gjinekologe të spitalit “Castelli” në Verbania:

  • Kur vjen momenti i lindjes

Kur vjen fundi i shtatzanisë mendohet gjithnjë edhe në lidhje me momentin e lindjes. Por muaji i fundit i shtatzanisë do të jetë i ndryshëm për gra të ndryshme. për disa shkon deri 37/38 javë dhe për të tjera në disa raste edhe deri 42 javë.

  • Kontrollet e fundit të shtatzanisë

Afër terminit mund të bëhet edhe një ekografi e fundit ose monitorim të rrahjeve të zemrës së fëmijës. kjo e fundit zakonisht bëhet në javën 40 ose disa ditë më parë. Gjithashu në javën 36-37 mjeku mund të bëjë edhe një strisho vaginale për të parë prezencën ose jo të një infeksioni.

  • Cfarë bën fëmija në barkun e nënës në fund të shtatzanisë?

Maturimi i plotë i organeve të bebes bëhet në javën 34 të shtatzanisë. nga ky moment ai fiton më tepër peshë dhe ushtrohet për të gjetur pozicionin e duhur për lindje.

  • Në fund të shtatzanisë kujdes me lëvizjet e fëmijës

  • Gjatë muajve të fundit fëmija lëviz më pak sepse ka më pak vend në dispozicion. Kështu ndoshta do t’ju bëjnë të besoni por nuk është e vërtetë. Ndoshta ndryshon tipi i lëvizjes që fëmija bën. Prandaj duhet të monitoroni lëvizjet e tij në mënyrë që të parandaloni të papriturat fatale. Sipas mjekes nuk bëhet fjalë për të alarmuar nënat por për të informuar si duhet në mënyrë që të kuptojnë sjelljet normale së të voglit.
  • Shqetësimet e fundit te shtatzanise

Një gjë që intensifikohet në fund të shtatzanisë janë kontraksionet Braxton-Hicks. Ato fillojnë nga lart dhe më pas përhapen edhe drejt fundit të barkut. Gjithashtu shqetësimet tipike të muajit të fundit do të jenë: djegia e stomakut, fryrja dhe rëndesa tek këmbët apo pagjumësia.

  • Mos harroni të hidratoheni si duhet

Kjo për të parandaluar infeksionet urinare që përbën një rrezik përsa i përket lindjes prematurë. Këshillohet që gjatë shtatzanisë të pini 2 lt ujë në ditë.

  • Mos harroni të shëtisni

Këshillohet të kryeni aktivitet fizik gjatë shtatzanisë.

  • Kontrolloni pafund nëse cdo gjë është gati?

Shumë normale! Madje valixhes së maternitetit mund t’i ktheheni disa herë në ditë. Shumë nëna fillojnë të fiksohen edhe me pastrimin e shtëpisë deri në detaje.