Shumë diskutime në lidhje me këtë dhe shumë nga ju madje do të thonë unë e kam cuar që sa lindi. Dhe duke qënë temë pak delikate ju drejtova shumë artikujve mjekësorë të huaj.

Përfundimi ishte ky!

Ju mund të coni beben tuaj në plazh nga muaji i dytë i jetës por kujdesi duhet të jetë super maksimal në të gjitha drejtimet, dhe mbi të gjitha kur vjen puna tek orari që duhet të ekspozoheni në plazh.

Cili është i duhuri?

Orët e para të mëngjesit deri maksimumi në orën 10:00 për të shkuar sërish duke filluar nga ora 17:00. Bebi këshillohet të mos futet direkt në det nën moshën 6 muajshe për shkak të ndryshimit të temperaturës trupore dhe asaj të detit. Të mos harrojmë se fëmijët e vegjël kanë probleme me termorregullimin, prandaj nuk duhet të rrezikoni.

Kremi që këshillohet të përdorni është me faktor mbrojtës 50+ dhe tepër cilësor. Mos harroni t’i vishni bebit dicka të lehtë sipër prej pambuku cilësor që mundëson ajrosjen e mirë të lëkuës.

Evitoni ekspozimin e fëmijës direkt në diell cfarëdo ore qoftë! Pushime të mbara për ju dhe familjen tuaj!

 

Ju keshilloj te lexoni edhe:

8 arsye perse duhet te coni femijet ne plazh!!

Facebook Comments