Kolla është një nga shqetësimet më të shpeshta të fëmijëve në stinën që ndodhemi. Nuk është e rrezikshme por e bezdisshme sidomos gjatë natës duke qënë se prish gjumin e vogëlushëve.

Atëherë si të trajtojmë kollën e fëmijës?

Për të qetësuar kollën do të hynin në punë produkte bimore por edhe mjalti. I thoni “jo” antibiotikëve pa qënë nevoja vërtet që t’i përdorni tek fëmija.

Kolla është një mekanizëm mbrojtës që organizmi vendos në veprim për të nxjerrë jashtë trupat e huaj që futen në rrugët e frymëmarrjes. Por kolla gjithashtu shërben edhe për të eleminuar tepricat e sekrecioneve të akumuluarqa tek mukozat e orofaringut, laringut, trakesë dhe bronkeve.

Antibiotikët nuk trajtojnë pothuajse kurrë kollën e fëmijës!

Shumë prindër mendojnë dhe këshillohen të përdorin antibiotikë. Ata jo vetëm nuk e trajtojne shqetësimin por madje janë edhe të dëmshëm. Do të vijë momenti kur trupi nga përdorimi i shpeshtë do të krijojë imunitet.

Prandaj i thoni “po” përdorimit të metodave natyrale!

Sipas britanikëve, mjalti do të ishte zgjidhja e duhur. Ata theksojnë se mjalti do të qetësonte frekuencën dhe  rëndësën e kollës njësoj si edhe cajrat bimorë. Gjithashtu ëështë e rëndësishme që organzmi të qëndrojë hidratuar me ujë dhe pije të ngrohta. Caji dhe qumështi mund të ëmbëlsohen me mjaltë nëse fëmija ka arritur moshn e duhur. Kështu sekrecionet e tepëra do të nxirren jashtë organizmit pa qënë e nevojshme të përdoren antibiotikë.

Per me teper keshilla dhe informacione mund te na ndiqni edhe ne faqen tone te Instagram apo facebook–> Bota e Gruas

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

7 − two =