Francesca Del Taglia është një figurë jo pak e njohur në ekranin italian për shkak të pjesëmarrjes së saj në kastë e “Uomini e Donne” dhe ajo shpreh se atyre fotove të grave pas lindjes me trup dhe pamje perfekte duhet t’ju vijë fundi! Se lindja nuk të bën të dukesh aq mirë dhe nëna e re ndihet e shkatërruar. Si mund të jesh disa ditë pas lindjes në formë perfekte? Pa asnjë defekt?

“Të gjitha nënat e reja kalojnë një periudhë në të cilën trupi i tyre mund të duket gjithcka por jo perfekt. Të pranosh realitetin sigurisht që nuk është e lehtë, sidomos nëse je një peronazh i famshëm, kur jeton në një botë ku të gjitha femrat mundohen të duken sa më bukur. Nuk kam frikë të tregoj (edhe pse mund të jetë e vështirë) se trupi pas lindjes është shumë ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë në rrjetet sociale. Sot dua të publikoj këto foto të trupit tim që të gjitha ju të dini si është trupi pas lindjes. Në të vërtetë nuk ndihesh e bukur, por ndihesh e lodhur, e shkatërruar, nga lodhja fizike por edhe mendore. Ndonjëherë ndihesh sikur ke “ngecur” në një trup që nuk është i joti. Megjithatë ky që shihni edhe ju është trupi im pas lindjes, ai që shoh cdo mëngjes dhe mbrëmje në pasqyrë. Gjoksi më dhemb dhe është plot plagë, dhe ndërkohë unë dhe ju vazhdojmë sepse e dimë mirë që gjaku që kullon nuk ka rëndësi para kulloshtrës që fëmija pi. E pastaj provon provon provon mes lotësh dhe për cudi ndihesh më mirë pavarësisht gjithckaje. Për të mos folur për barkun që mendon se nuk do të kthehet më kurrë në normalitet.

Sigurisht që nuk do të jesh më e njëjtya, as unë! Do të kemi shenja dhe defekte por duhet të mesojmë t’i themi “faleminderit” trupit për atë që na dhuroi. Duhet të jemi krenare që lindëm femra me gjithë dobësitë tona.”

Prandaj mikja ime mos u ndje keq kur shikon dikë në “formë perfekte” disa ditë pas lindjes. Me siguri një shenjë diku të fshehur pas fotos e ka edhe ajo!

Facebook Comments