Mitra e kthyer nuk duhet të konsiderohet një patologji, por një formë e anatomisë të organit. Duhet të theksojmë se është një rast tepër i shpeshtë dhe përkon me drejtimin e organit tek zona pelvike (zona e legenit). Tek 20-25% e femrave mitra paraqitet e kthyer, pra e orientuar tek rektumi.

Le të kuptojmë së bashku, përse mitra mund të jetë e kthyer?

Deri tani nuk ekziston një përgjigje e saktë. Sipas mjekëve mund të ndodhë që mitra të shfaqet e kthyer pa ndonjë arsye të vecantë, dhe mbi të gjitha pa asnjë ndikim gjenetik. Pra nuk duhet të mendoni se është dicka e trashëguar apo që mund ta trashëgoni.

Llojet e uterusit të kthyer

  • Kthim primar. Në këtë rast mitra ka marrë në mënyrë natyrale këtë pozicion gjatë zhvillimit. Kjo bëhet e njohur gjatë vizitave gjinekologjike rutinë;
  • Kthim sekondar ose i fituar. Në këtë rast kemi të bëjmë me ndryshim të pozicionit të mitrës. Shkaktuar kjo nga një anomali e zonës së legenit si për shembull fibriomat. Mund të ndodhë që uterusi të kthehet edhe për shkak të një patologjie të lidhur me fertilitetin si psh endometrioza.

Simptomat më të shpeshta që paraqiten kur mitra është e kthyer

  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale;
  • Dhimbje gjatë ciklit menstrual.

Kur mitra është e kthyer dhe tashmë jeni shtatzanë!

Në vija të përgjithshme mund të themi se mitra e kthyer nuk paraqet probleme për shtatzaninë. Duke qënë se ky është një organ i butë me avancimin e shtatzanisë dhe rritjen e fetusit do të ndryshojë pozicion. Në këtë rast do të rritet volumi dhe me shumë mundësi do të marrë pozicionin e rregullt. Pra do të kthehet.

Pra uterusi i kthyer në përgjithësi korrigjohet vetë dhe ky ndryshim në pozicion fillon nga muaji i 4 i shtatzanisë.

Fertiliteti dhe mitra e kthyer, ka ndonjë lidhje?

Jo! edhe pse në disa raste mund të keni të bëni me endometrioze apo inflamacion të zonës pelvike. Në këtë rast vihet re ndikim negativ në fertilitet.