Mishi i lepurit mund të përdoret tek fëmija gjatë ushqyerjes me ushqime të ngurta. Ai ka vlera të mëdha për zhvillimin e fëmijës duke qënë se është një burim i mirë proteinash dhe tepër i lehtë. Bën pjesë në kategorinë e mishit të bardhë dhe nuk konsiderohet produkt me rrezikshmëri të lartë alergjie tek fëmija.

Mishi i lepurit përmban proteina të cilat pothuajse kurrë nuk mund të shkaktojnë alergji ushqimore. Për këtë arsye përdoret gjërësisht edhe tek homogjenizatët e prodhuar enkas për fëmijën. Për shembull Plasmon ofron mishin e lepurit për fëmijën të cilin mund ta përdorni tek supa e drekës ose e darkës.

Mishi i lepurit, vlerat ushqyese

Ky mish është lehtësisht i tretshëm nga fëmija dhe nuk përman  shumë kalori. Është tepër i pasur me proteina cilësore dhe sasi shumë të ulët kolesteroli. Aminoacidet bazë janë: acidi glutamik, aspartic, lisina dhe leucina. Përmban shumë pak triptofan. Pra mishi i lepurit përmban yndyrna të shëndetshme për organizmin e fëmijës.

Është i pasur me kalium, hekur dhe fosfor në sasi të konsiderueshme. Pa harruar vitaminën A, C dhe E.

Supë me mish lepuri

Mishi i lepurit Plasmon mund të përdoret duke u kombinuar me perime dhe makarona të vogla të përshtatshme për organizmin  e fëmijës.

Ju nevojiten:

  • ½ karrotë;
  • Spinaq;
  • ¼ patate;
  • ½ kungull;
  • 1-2 lugë makarona Plasmon tip Sabbiolina;
  • ½ kavanoz me mish lepuri Plasmon.

Përgatitja

Zieni perimet, spinaqin shtoheni në fund duke qënë se nuk duhet të ziejë shumë. filtroni lëngun dhe bluani perimet. Në 200-250 ml lëng perimesh zieni makaronat e imëta tip Sabbiolina. E kaloni supën në tas dhe shtoni mishin, 1 lugë kafe vaj ulliri extra të virgjër Plasmon si edhe 1-2 lugë pure perimesh.

Supa mund të përdoret tek fëmija në momentin që mjeku pediatër këshillon të filloni mishin. Mos harroni se mishi Plasmon është ideali për të nisur prezantimin e mishit.

 

Produktet qe ju nevojiten: