Modeli “Set Up” nga Chicco Imiton ne perfeksion formen e gjirit te nenes

Në cdo kohë vogëlushi jonë mund të përdorë një biberon apo gotë plastike që ka formë të tillë dhe prandaj është shumë e rëndësishme të dimë se higjena e tij duhet të jetë maksimale. Të mos harrojmë se sistemi imunitar nuk është zhvilluar ende mirë dhe bebi juaj është tepër i rrezikuar për t’u prekur nga ndonjë infeksion.

Përse duhet të sterilizojmë biberonat?

Zgjodha që sot të trajtoja këtë cështje duke qënë se para pak ditësh në një sondazh të zhvilluar në portalin “botaegruas” rreth 8% e nënave kishin shprehur me anën e votive se nuk kishin sterilizuar kurrë biberonat.

Sterilizimi është një proces i rëndësishëm sidomos për bebat nën 12 muajsh duke qënë se i mbron nga infeksione që mund të provokojnë të vjella dhe diarre. Nëse i sterilizojmë atëherë vrasim shumë baktere të rrezikshme që mund të gjenden në sipërfaqen e biberonit apo tek gryka ku bebi pi dhe deri në muajin e 12 të jetës këshillohet që të sterilizohet biberoni pas cdo përdorimi pavarësisht nga qumështi që është përdorur.

Si ta bëjmë sterilizimin?

  • Me anën e pajisjes së posacme sterilizuese (na kontaktoni per t’ju rekomanduar nje prej tyre);
  • Me anën e zierjes. Duhet që biberonat të qëndrojnë nën ujë të paktën 10 minuta. Duhet të keni parasysh se me këtë metodë kokat e biberonave dëmtohen shumë me lehtësi prandaj nëse e zgjidhni ta përdorni duhet t’i kontrolloni shpesh;
  • Me anën e metodës së ftohtë. Pra me ujë të ftohtë dhe solucion sterilizues.

Pasi i kemi sterilizuar

Nëse keni përdorur sterilizuesin e posacëm është mirë të mos i nxirrni deri në momentin që do t’i përdorni dhe në të kundërt, pra nëse do të përdorni një tjetër mënyrë mund t’i vendosni sipër një cope të pastër. Në momentin e përdorimit duart tuaja duhet të jenë tepër të pastra prandaj i lani më parë me sapun.