Mbytja e fëmijës me siguri është një nga momentet më të frikshme për prindërit. Ushqimi, shumë qumësht apo dicka tjetër mund të bëhet faktor rreziku dhe të shkaktojë mbytje. Por pavarësisht asaj që e ka shkaktuar mbytjen njohuritë bazë në lidhje me atë që duhet të bëni i gjeni më poshtë.

Përse bebet mbyten?

Sidomos bebet që kanë filluar edhe të fusin gjërat në gojë janë tepër të rrezikuar. Të mos harrojmë se fëmijët njohin botën përmes gojës dhe për pasojë cdo send duan ta fusin brenda saj.

Por vogëlushët nuk janë në gjendje të kontrollojnë si duhet nxjerrjen e ajrit dhe për pasojë do të jenë tepër të rrezikuar nga mbytja.

Dhe cfarë duhet të bëjnë prindërit në rast se fëmija mbytet?

Ndihma e parë përfshin disa hapa. Dhe normalisht gjithcka ndikohet edhe nga mosha e fëmijës që po mbytet.

Ja cfarë duhet të bëni para një fëmije që po mbytet

Para së gjithash nuk duhet të harroni se kemi të bëjmë me një fëmijë tepër delikat. Kujdes sepse gjatë procesit mund ta lëndoni. Sigurohuni cfarë e ka shkaktuar mbytjen e fëmijës. Ata mund të mbyten me gjithcka. Me pështymë, qumesht, copëza të vogla ushqimi etj.

Uluni në një karrige. Vendoseni fëmijën me barkun poshtë dhe shpinën sipër. Fëmija mbështetet mbi krahun e majtë dhe koka i fiksohet mirë.

Me pëllëmbën e dorës së djathtë ushtroni pak presion në zonën e shpinës. Shtypja nuk duhet të jetë e fortë pasi dëmton. Bëni 5 shtypje dhe më pas shikoni nëse bebi po merr frymë si duhet. Nëse nuk ka përmirësim mund të provoni edhe metodën e shtypjes me gishta në mes të gjoksit.

Fëmija në këtë rast duhet të jetë me kokën sipër. Këto janë procedurat bazë që lirojnë fëmijën nëse është mbytur, megjithatë normalisht ndërkohë mund të jetë lajmëruar edhe mjeku,

Si të evitoni mbytjen e fëmijës?

  • Jepjani ushqimin në copëza të vogla.
  • Bëjeni të pijë lëngjet shumë ngadalë.
  • Largoni nga shtëpia dhe zona ku fëmija qëndron cdo send që mund të shkaktojë mbytje.
  • Kujdes me pozicionin që fëmija ka ndërsa e ushqeni.
  • Mos e lini vetëm ndërsa është duke ngrënë.
  • E mësoni si të përtypet.