Ata qajnë për të na komunikuar se kanë një nevojë të caktuar. Mund të kenë uri, ftohtë, gjumë, nxehtë, dëshirë për t’u përkëdhelur e madje edhe dhimbje. Në përpjekje për ta qetësuar shpesh nervozohemi dhe kjo e përkeqëson edhe më tepër situatën.

Në këtë pikë masazhi mund të jetë një ndihmë e madhe!

Sipas ekspertëve fëmija mund të qetësohet duke masazhuar pjesë të ndryshme të trupit të tij dhe kryesisht këmbët duke qënë se secila pjesë e këmbëve i përket një muskuli apo organi.

Koka dhe dhëmbët

Është faza e daljes së dhëmbëve? Fëmija qan në mënyrë të pangushëllueshme? Provoni të masazhoni këto pjesë të këmbëve.

Problemet me frymëmarrjen

Nëse teshtin vazhdimisht dhe ka sekrecione masazhoni në mënyrë delikate këto pjesë.

Mushkëritë

Me ndryshimin e temperaturave fëmijët mund të kenë probleme me mushkëritë dhe pasi të keni bërë takimin me mjekun mund të prvoni edhe këtë masazh për të kompletuar trajtimin.

Dhimbjet e stomakut

Për këto dhimbje dhe spazmat masazhoni pjesën jeshile.

Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut

Është perfekt për kolikat dhe gazrat intestinalë.

Dhimbjet në zonën e legenit

Masazhi tek thembrat do t’ju vijë shumë në ndihmë.