Artikuj te sugjeruar:

Marredheniet seksuale

Marrëdhëniet seksuale jo për të gjitha femrat japin kënaqësi dhe madje për disa prej tyre orgazma paraqet një mirazh të vërtetë. Sipas një studimi bëhet fjalë për një përqindje të madhe femrash që nuk ndiejnë gjatë marrëdhënies. Shumica e tyre shpesh ndihen keq dhe mund të mendojnë se dicka e bëjnë gabim.

Marrëdhëniet seksuale, jo njësoj për të gjitha femrat!

Sipas ekspertëve, marrëdhëniet seksuale nuk përfundojnë shpesh në orgazëm për arsye të ndryshme. Bëhet fjalë për probleme psikologjike ose fizike, për gjenetikën etj.

Përse për disa gra marrëdhëniet seksuale nuk sjellin orgazëm?

Kate Dunn, profesoreshë në “Keele University” shprehet se orgazma femërore tek marredheniet seksuale ndikohet edhe nga gjenetika, pra jo vetëm nga faktorë kulturorë. E njëjtja gjë mund të shkaktojë probleme me arritjen e orgazmës edhe tek meshkujt.

Ndër të tjera marrëdhëniet seksuale tek femrat nuk arrijnë në orgazëm si pasojë të:

  • Stresit. Me pak fjalë nëse truri është i zënë me mendime të tjera pika maksimale e kënaqësisë është e vështirë të arrihet. Kjo jo vetëm tek femrat por edhe tek meshkujt. Marrëdhënia seksuale tek femrat që shtiren dhe mendojnë si të arrijnë orgazmën gjithashtu bën që maksimumi të mos arrihet. Frika, stresi, ankthi janë faktorë që ndikojnë negativisht.
  • Marrëdhëniet seksuale tek femrat nuk arrijnë në orgazem edhe nëse gjatë aktit ajo nuk merr stimuj. Partneri është e rëndësishme të gjejë gjithonë “pikat e duhura”. E njëjtja gjë ndodh edhe tek meshkujt.
  • Abuzimi me ilacet apo prania e sëmundjeve të padiagnostikuara ndikon për të penguar orgazmën tek marrëdhëniet seksuale tek femrat. Anti-depresivët kryesisht ndikojnë për të mos arritur orgazmën si femrat ashtu edhe meshkujt.
  • Abuzimi me alkoolin.
  • Marrëdhëniet seksuale tek femrat shpesh nuk përfundon në orgazëm edhe si pasojë e ushqyerjes së keqe që gruaja bën. Ushqimet pa yndyrna, aktiviteti fizik, si edhe veprimet që stimulojnë qarkullimin e gjakut (ecja, ecja me bicikletë etj) bëjnë që gruaja të ndiejë më tepër gjatë marrëdhënieve seksuale.

Per me shume informacione na gjeni edhe ne Facebook si edhe ne Instagram

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

13 − three =