Ju duhen

Gjysëm banane, disa luleshtrydhe, gjysëm fete shalqin, gjysëm fete pjepër, 50 gr kos të bardhë, një lugë bajame të grira (pas muajit 24 të jetës).

Përgatitja

I lani dhe pastroni mirë frutat duke i prerë në feta të vogla dhe i hidhni në një tas. Vendosni sipër kosin e bardhë dhe përzieni mirë me lugë duke pasur kujdes që copëzat të mos prishen. E spërkasni me pluhur bajamesh dhe ja jepni fëmijës ta hajë.

Këshillohet të përdoret më tepër gfjatë mesvakteve, sidomos gjatë atij të pasdites është idealja.

Facebook Comments