Është më në fund pranverë! Dhe ashtu si cdo muaj tjetër, edhe prilli ka listën e vet të ushqimeve të cilat mund t’i konsumoni “në sezonin e vet”.

Dhe këtë muaj familja juaj mund të konsumojë frutat si edhe perimet e mëposhtme!

Shporta e muajit prill

  • Mollët

Janë një frut që mund të jetë brenda sezonit pothuajse gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm në prill.

  • Asparagët

Tek fëmijët mund të përdoren rreth muajit të 10. Forcojnë sistemin imunitar.

  • Panxhari

Edhe panxhari mund të konsumohet nga fëmija rreth muajit të 10 të jetës.

  • Lakrat

Ndër perimet që mund të konsumoni në muajin prill bën pjesë edhe lakra kale e cila ka shumë vlera ushqyese. Është e pasur me fibra, është burim shumë i mirë vitamine C dhe A, kalcium, si edhe hekurit.

  • Karrotat

Janë një ndër perimet që mund të përdoren në fillimet e ushqyerjes së fëmijës dhe në muajin prill janë pikërisht në sezon.

  • Portokalli

Kujdes! Tek fëmijët ky frut nuk duhet të përdoret para vitit të parë të jetës. Ende në muajin prill agrumet janë brenda sezonit.

  • Bizelet

Tek fëmijët bizelet mund të konsumohen nga muaji 8.

  • Patatet e thjeshta dhe patatet e ëmbëla

Tek bebet kjo perime mund të konsumohet nga muaji i 6 i jetës.  Patatet e ëmbëla mund të kombinohen edhe me fruta.

  • Preshi

Bebet këtë perime mund ta konsumojnë nga muaji 7 i jetës.