Kate Middleton është një figurë tepër e dashur në te gjithë botën. Ajo shquhet për një stil dhe sjellje tepër të rafinuar në cdo shfaqje që bën në publik. Kate Middleton, tashmë nënë e 3 fëmijëve duket gjithnjë në formë aq sa ndoshta të gjitha e kemi pyetur veten “si ja del?”

Si arriti Kate Middleton të dobësohet aq shumë pas lindjes së fëmijës së tretë?

Në datën 23 prill të vitit të kaluar Kate Middleton është bërë nënë për herë të tretë dhe menjëherë pas lindjes ishte në formë shumë të mirë fizike. Sipas të dhënave që revista botërore kanë nxjerrë, dukesha e Cambridge Kate Middleton normalisht ka një staf ekspertësh që kujdesen për pamjen e saj fizike. Por ajo që të gjithë theksojnë është edhe rëndësia e ndjekjes së një diete të mirë ushqimore.

Sipas të dhënave, Kate Middleton ka arritur peshën e saj ideale duke ndjekur një rregjim ushqimor i cili nuk e ka bërë të humbë energji.

 

  • Hapi i parë në rrugën drejt dobësimit nga Kate Middleton ka qënë detoksi! Ajo ka konsumuar lëngje frutash dhe perimesh në mënyrë që organizmi të furnizohej me vitaminat dhe mineralet e duhura. Në këtë mënyrë do të dilnin jashtë trupit lëngjet e tepërta dhe do t’i thuhej “lamtumirë” edhe celulitit.
  • Më pas Kate Middleton ka ndjekur një program ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Në të përfshihet marrja e drithërave integrale, proteinave, frutave dhe perimeve gjithnjë të stinës.
  • Gjithashtu pas lindjes Kate ka marrë edhe karbohidrate në mënyrë që të furnizonte organizmin me energji. Por ajo që specifikohet është ndjekja e dietës Parker nga dukesha. Kjo është një dietë me pak karbohidrate.

Si funksionon dieta parker?

Dita sipas dukeshes duhet të nisë me një omletë dhe lëng të pasur me proteina. Në drekë dhe darkë duhet të konsumohen bishtajore, mish, dhe peshk. Në cdo vakt shtohet një porcion me fruta të thata. Mes vakteve mund të konsumohet pak cokollatë e zezë ose një frut i stinës. Normalisht Kate qëndron edhe shumë e hidratuar duke konsumuar plot 2 lt ujë në ditë.

 

 

 

 

Lini komentin tuaj më poshtë nëse keni nevojë për asistencën tonë. Do të kontaktoheni në moment nga stafi ynë pas cdo shqetësimi që do të shprehni. Ndërkaq mund të lini mendimin tuaj edhe në lidhje me fenomenin e rënies nga pesha. Cfarë mendoni se ndikon më tepër në shtimin/pakësimin e saj pas lindjes?