Në realitet lindja natyrale është një ndër lindjet më të shpeshta kudo në botë edhe pse në shumë vende nënat zgjedhin të bëjnë cezariane.

 Dhe për të gjitha nënat që duan të dinë dicka më tepër rreth lindjes natyrale ju tregojmë 10 gjërat që duhet të dini dhe bëni para:

  • Lindja natyrale është e dhimbshme mbi të gjitha sespe koka e fëmijës është me e madhe se zona e legenit të nënës.
  • Gjatë lindjes është shumë e domosdoshme që nëna të marrë suportin e duhur. Fakti që gruaja gjatë lindjes natyrale ka pranë njerëz që e duan dhe i japin mbështetje e bën që të përballojë më mirë dhimbjet e lindjes.
  • Ju duhet të dini se edhe në rast se do të sillni në jetë binjakë mund të bëni lindje natyrale.
  • Gjatë lindjes natyrale një mënyrë e mirë për të reduktuar dhimbjet është të përqëndroheni tek frymëmarrja. Në rast se keni nevoje edhe klasat e Yogës ju ndihmojnë.
  • Lindja natyrale zakonisht mund të zgjasë deri në 18 orë në rast se jemi tek shtatzania e parë. Dhe deri në 12 orë gjatë lindjes së dytë.
  • Nuk është e thënë që gjithmonë gjatë lindjes natyrale të provohet dhimbje. Shumë nëna zgjedhin të aplikojnë epiduralin dhe kjo i ndihmon për të qënë më të qeta.
  • Momenti i fillimit të lindjes natyrale përkon me rënien e tapës mukoide. Gjithsesi në disa raste mund të ndodhë që dhimbjet të shfaqen edhe pas disa ditësh nga rënia.
  • A mund të parandalohet lindja cezariane? Në rast se ju jeni përgatitur për një lindje natyrale në një moment kjo mund të ndryshojë. Të theksojmë se nëse është e nevojshme nga mjekësore nuk duhet ta refuzoni. Nuk është gjëja më e keqe që ju ka ndodhur ndonjëherë!
Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 × 4 =