Në momentin që fëmija nuk del dot jashtë trupit të nënës gjatë lindjes normale doktori mund të përpiqet të përdorë metoda që do t’i vijnë në ndihmë dhe një prej tyre është vakuumi.

Cfarë është lindja me vakuum?

Është ajo lloj lindje gjatë së cilës përdoret vakuumi për të tërhequr jashtë trupit të nënës fëmijën në momentin që nuk del dot nga kanali vaginal. Përdoret një kupë tërheqëse e butë e quajtur ventozë. Procedura kryhet nga mjeku i cili ndihmohet nga mamitë.

Si kryhet?

Në momentin që ju jeni duke nxjerrë bebin jashtë gjatë lindjes, dhe qafa e mitrës është hapur mjaftueshëm aplikohet epidurali në mënyrë që të ndihet më pak dhimbje. Në këtë moment futet ventoza në vaginë dhe kapet koka e bebit. Ndërsa ju shtyni doktori do të tërheqë kokën e bebit në mënyrë që ai të dalë lehtësisht nga kanali vaginal.

Lindja me ventozë përdoret nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

  • Ujërat janë plasur dhe koka e bebit ka ngecur në zonën e legenit (zona pelvike);
  • Qafa e mitrës është hapur plotësisht dhe pozicioni i kokës së bebes nuk është si duhet (është në pozicion vertex);
  • Në rastet kur nuk kemi të bëjmë me placenta previa;
  • Pesha ideale për të praktikuar ventozën është 2500-4500 gr.

Është e nevojshme nëse:

  • Faza e dytë e lindjes po zgjatet deri në 3 orë me anestezi lokale apo dy orë pa anestezi;
  • Nëna është shumë e lodhur pasi ka shtyrë dhe nuk po ja del dot më;
  • Fëmija shfaq shenja stresi dhe duhet të dalë më parë jashtë trupit të nënës;
  • Në rastet kur nëna ka rrezik komplikacionesh si pasojë e një problemi shëndetësor apo në rast se ka filluar të stresohet pasi ka shtyrë shumë;
  • Vihet re rënie e rrahjeve të zemrës së bebit;
  • Në rastet kur nëna ka probleme të zemrës dhe sforcimet duhet të evitohen.

Kur nuk rekomandohet?

  • Nëse kemi të bëjmë me lindje prematurë, pra nën javën 34 dhe pesha e bebit është nën 2500 gr;
  • Vihet re gjakderdhje aktive apo dyshohet për probleme detale në koagulim;
  • Ka anomali gjatë lindjes së fëmijës;
  • Nuk është hapur plotësisht qafa e mitrës;
  • Fëmija ka pozicion jo të favorshëm;
  • Vihet re gjakderdhje fetale;
  • Fëmija është mbi 4500 gr;
  • Fëmija ka pozicion të paqartë etj.