Temperaura është një sinjal që tregon se trupi është duke luftuar kundër një infeksioni, viral apo bakterial qoftë. Tek gratë shtatzana temperatura është në disa raste shqetësuese, theksojmë se tek disa gra mund të shkaktojë komplikacione. Kjo situatë mund të shkaktojë tek shtatzëna shqetësime e po ashtu edhe tek fëmija që ajo mban në bark. Temperatura në shtatzani është shhqetësuese edhe për vetë faktin se gruaja ka në dispozicion një numër të kufizuar ilacesh që mund të pijë. Në rast temperature gjatë pritjes së ëmbël takipirina (paraetamoli) është medikamenti që këshillohet më tepër. Megjithatë ajo ul vetëm temperaturën dhe nuk largon debulesën që nëna ndien.

Në cilat raste konsiderojmë që shtatzana ka temperaturë?

Fillimisht duhet të dini se gjatë shtatzanisë temperatura mund të shkojë deri në 37 ose 37.2 gradë. Vetëm nëse termometri shënon mbi 37.5 gradë duhet ta konsideroni temperaturë në rritje.

Rritja e temperaturës në shtatzani shkaktohet nga rritja e nivelit të hormonit progresteron. Me kalimin e kohës, atëherë kur progresteroni shkon në nivele më të ulëta edhe temperatura fillon të bjerë.

Përse temperatura gjatë shtatzanisë është e rrezikshme?

Gjatë shtatzanisë temperatura mund të jetë e rrezikshme për fetusin. Kjo sidomos gjatë trimestrit të parë dhe të tretë. Zakonisht rreziqet paraqiten në sistemin nervor të fëmijës, kryesisht në trimestrin e parë të shtatzanisë. Ndërsa gjatë trimestrit të fundit temperatura mund të shkaktojë kontraksione uterine duke rritur rrezikun për lindje prematurë.

Temperatura në shtatzani, si duhet të veproni nëse rritet?

Nëse në shtatzani do t’ju shfaqet temperaturë nuk duhet të alarmoheni menjëherë por duhet të flisni menjëherë me mjekun. Ndërkaq vlen të hidratoheni shumë, sidomos pije të ngrohta. Duhet të pushoni shumë, të hani fruta dhe perime. Takipirina është një medikament që mund ta përdorni por gjithsesi kujdes. Edhe në rast temperature nuk duhet të merrni më tepër se 3000 mg në ditë. Në të kundërt mund të zhvillohen probleme në veshka, anemi, mëlci. Të njëjtat efekte mendohet se do të zhvillohen edhe tek fëmija.