Patellxhan

Edhe pse patëllxhani nuk konsiderohet si një perime me shumëllojshmëri vitaminash dhe mineralesh, ka një sasi të konsiderueshme vitamine A dhe folatesh. Është i pasur me fibra, dhe të mos harrojmë se këto të fundit janë tepër të rëndësishme për një lëvizje të mirë të zorrëve. Që nënkupton? Më shumë patëllxhanë, më pak konstipacion. Gjithashtu patëllxhanet përmbajnë edhe një sasi të madhe kalciumi si edhe një sasi të vogël vitamine K.

Kur mundet një bebe të hajë patëllxhan?

Patëllxhani është këshilluar të futet në dietën e fëmijës rreth muajit 8-10 të jetës. Dhe nëse fëmija ka probleme në tretje këshillohet të përdoret në supë pa lëkurë. Ai mund të kombinohet me ushqime të ndryshme por mund të piqet dhe më pas t’i jepet fëmijës edhe si ushqim të tipit “finger food”.

Patëllxhan për fëmijën, si të zgjedhim te duhurin?

Patëllxhani duhet të jetë i hollë dhe disi i rëndë. Zgjidhni atë lloj që ka lëkurë të shndërritshme dhe të butë. Ngjyra duhet të jetë e theksuar dhe pa shenja. Nëse ato janë të pranishme do të thotë që patëllxhani nuk është i freskët. Mos e vendosni në ngrirje. Patëllxhanet janë tepër të delikatë dhe për pasojë duhet të përdoren menjëherë.

Foto ilustruese:
“Bebiriso Plasmon” Me miell orizi edhe vitamina
Klikoni per me shume info tek foto

Receta me patëllxhanë, kungull dhe oriz

  • ½ patëllxhan;
  • 1 copë kungull të verdhë;
  • 1 lugë caji vaj ulliri extra të virgjër Plasmon;
  • 1 lugë djathë parmixhan;
  • 2 lugë gjelle oriz për bebe “Bebiriso” Plasmon.

Zieni patëllxhanet dhe kungullin derisa të zbuten. I fruloni perimet dhe në 200-250 ml lëng zieni bebirison Plasmon. Tek bebiriso pasi ka zier shtoni purenë e perimeve dhe më pas rregulloni me vajin e ullrit dhe një lugë caji djathë parmixhan.

 

 

Patellxhan