Perdorimi i kripes tek bebet

Një nga këshillat që me siguri pediatri do t’ju japë sapo të vijë momenti i fillimit të ushqimeve të ngurta është “mos shtoni kripë.” Normalisht edhe ne të rriturit duhet të konsumojmë sa më pak kripë pasi është e dëmshme.

Cili është momenti i duhur për të përdorur kripë tek ushqimet e fëmijës?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, kripën nuk duhet ta përdorni para vitit të parë të jetës. Kjo pasi veshkat e tyre nuk janë ende të afta ta filtrojnë më herët kripën. Më pas mund të përdoret kripa duke treguar kujdes për të mos kaluar sasinë maksimale ditore prej 2 gr. Kjo deri në moshën 7 vjecare. Më pas fëmijët mund  të konsumojnë njësoj me të rriturit kripë. Deri në 6 gr në ditë (baraz me një lugë kafe kripë).

Cilën kripë duhet të përdorim tek fëmijët?

Shumë ktipë dëmton kryesisht funksionimin e mirë kardiovaskular. Por mungesa e saj bën të mundur që organizmi të ketë deficentë të një substance të rëndësishme për mirëqënien e përgjithshme.

Kripa më e përshtatshme që duhet përdorur edhe gjatë gjidhënies është ajo me përbërje jodi. Pra kontrolloni mirë paketimin para se të blini kripën.

Përse kripë me jod?

Jodi është shumë i rëndësishëm për funksionimin korrekt të hormonit të tiroides. Që luan një rol të rëndësishëm në rritjen e fëmijës dhe mirëqënien e ekuilibrit metabolik tek të rriturit.

Kur u keni shtuar kripe ushqimeve te femijes?

Cfare kripe keni perdorur?