Kruajtjet janë një simptomë tepër e shpeshtë e shtatzanisë dhe prek rreth 20% të grave në këtë periudhë.

Përse tek gruaja shfaqen kruajtjet?

Në rastet më të shpeshta ky shqetësim shfaqet në trimestrin e fundit të shtatzanisë. Kjo ndodh atëherë kur barku është edhe më i madh. Në këtë rast ndodh për shkak të hapjes së lëkurës e cila ka tendencën të thahet. Kështu në zonën e barkut shfaqen kruajtjet.

Ky problem konsiderohet normal edhe nëse prek krahas barkut edhe zonën e kofshëve apo hijeve.

Si të lehtësojmë kruajtjet në shtazani?

Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos i kruani. Duke e bërë këtë gjë edhe kruajtjet do të shtohen më tepër. Gjëja tjetër që duhet të bëni është edhe të shikoni mundësinë e një alergjie ndaj një produkti të caktuar kozmetik që keni përdorur. Nëse në momentin që nuk do ta përdorni më simptomat do lehtësohen atëherë duhet ta evitoni përdorimin e tij gjatë shtatzanisë.

Një mënyrë për të lehtësuar kruajtjet do të ishte edhe përdorimi i kremrave zbutës/hidratues  ndoshta ato me përbëje mentoli që kanë efekt freskues.

Evitoni detergjentët larës që bëjnë së tepërmi shkumë duke qënë se kanë tendencën ta thajnë lëkurën.

Këshilla e fundit vjen në lidhje me veshjen. Në momentin që kruajtjet do të shafqen ju duhet të përdorni vetëm veshje me fibra natyrale dhe që mundësojnë ajrosje të mirë të lëkurës.

Kruajtjet në shtatzani, kur duhet të shqetësoheni vërtet?

Nëse kruajtjet janë të forta dhe nuk qetësohen. apo shoqërohen me simptoma të tjera shqetësuese duhet patjetër të flisni me mjekun gjinekolog.