Një përmbledhje të pyetjeve dhe përgjigjeve që nënat mund të kenë rreth kremit të diellit na i sjell mjekja dermatologe e spitalit pediatrik “Bambino Gesu” në Romë.

Sipas Maya El Hachem, për të gjitha nënat

  • Në cilën moshë duhet të fillojmë të përdorim kremin e diellit tek fëmijët?

Që në momentin e parë që fëmija do të ekspozohet në diell mund ta përdorni. Në plazh, deri në muajin 6-8 të jetës nuk duhet të ekspozoni fëmijën direkt në diell. Deri në muajin24-36 të jetës duhet të nxirrni fëmijën në diellin e mëngjesit dhe pasdites të vonë. Kremi i diellit aplikohet edhe nëse fëmija do të qëndrojë në hije.

  • Kremi i diellit duhet të jetë specifik për fëmijë apo ska rëndësi?

Kremi i diellit duhet të jetë specifik për fëmijë. Dhe nëse lëkura e fëmijës ka tendencë atopike duhet të përdorni krem për lëkurë me dermatit.

  • Qumësht, sprai apo krem dielli? Cila është zgjedhja më e mirë?

Nuk ka rëndësi. Mund të zgjidhni atë që ju pëlqen. Në përgjithësi qumështi dhe kremi këshillohen për lëkurat e thata.

  • Me cfarë faktori duhet ta zgjedhim kremin e diellit të fëmijës?

Deri në vitin e gjashtë të jetës duhet patjetër krem dielli me faktor mbrojtës shumë të lartë. Në këtë rast 50+. Dhe kjo përgjatë gjithë përiudhës së ekspozimit në diell. Pas vitit 6-7 mund të kaloni tek 30+ dhe pasi lëkura është nxirrë edhe tek 25+.

  • Nevojitet më mirë krem dielli me filtra fizikë apo kimikë?

Filtrate fizikë janë substanca minerale të cilat reflektojnë rrezet e diellit. Janë më tepër të rekomandueshme tek personat që marrin medikamente të caktuara. Por këto janë raste për të cilat jep rekomandimin e duhur mjeku. ndërkaq është shumë në rregull të përdorni tek fëmijët krem dielli  me filtër kimikë. Pra me substanca që neutralizojnë efektet e dëmshme të rrezeve UV. Megjithatë shumë lloje kremrash dielli përmbajnë të dyja llojet e filtrave. Kjo e bën kremin më të lehtë për t’u përthithur dhe mbrojtjen më të kompletuar.

  • Pasi kemi vendosur kremin në lëkurën e fëmijës mund të ekspozohet pa problem në diell?

Edhe pse keni vendosur kremin fëmija nuk mund të ekspozohet gjithë ditën në diell. Normalisht kremi diellit është shumë i rëndësishëm por nuk arrin ta mbrojë lëkurën gjatë orëve më të nxheta të ditës. Ato janë tepër të forta dhe mund ta djegin. Me kremin e diellit fëmija mund të qëndrojë nga ora 11:00 dhe pas orës 16:30.

  • Sa herë në ditë duhet ta lyejmë lëkurën e fëmijës me krem dielli?

Cdo dy orë. Sepse me kalimin e kohës efekti mbrojtës reduktohet. Dhe ky si rregull vlen edhe nëse fëmija nuk futet në ujë ndërsa jeni në plazh.

  • Kremi i diellit duhet të aplikohet vetëm nëse fëmija shkon në plazh?

Jo. kremi aplikohet sa herë fëmija ekspozohet në diell. Madje edhe gjatë shëtitjeve kudo që shkoni.

  • Fëmija qëndron gjithë ditën pothuajse poshtë cadrës. Nevojitet kremi?

Sigurisht që po. Cadra nuk mundëson mbrojtjen e duhur për fëmijën. Kini parasysh se kur lëkura skuqet është djegur dhe duhet të flisni me mjeken.

  • A mund të nxihet lëkura e fëmijës edhe pse vendoset kremi i diellit?

Kremi i diellit nuk pengon nxirrjen. Madje ndihmon për të arritur një nxirrje më të ngadaltë por që zgjat më tepër. Evitohen gjithashtu eritremat dhe djegiet.