Kosi është një ushqim shumë i mirë për fëmijën dhe mund të konsumohet nga muaji i 6. Por lind pyetja:

A është i sigurt kosi i përgatitur në shtëpi për fëmijën?

Sipas ekspertëve prindërit duhet të zgjedhin për fëmijën një kos me yndyrë të plotë. Kjo është shumë e nevojshme për rritjen e mirë të bebes duke qënë se ai ka nevojë për yndyrën. Këtë kos mund ta gjeni në supermarket, por mund ta përgatisni edhe në shtëpi. Pra edhe kosi i përgatitur në kushte shtëpie është i sigurt për beben. E rëndësishme është që qumështi të jetë i pasterizuar. Si alternativë mund të përdoret edhe kosi grek.

Si është e mundur qe është i sigurt për fëmijën ndërsa qumështi jo?

E theksojmë se bebet nuk duhet të konsumojnë qumësht lope deri në muajin e 12. Dhe normalisht mund të jeni duke pyetur veten, po kosi përse është i sigurt?

Është totalisht ndryshe kur vjen puna tek kosi. Kjo pasi ky i fundit ka kultura aktive (të gjalla) të cilat shpërbëjnë laktozën dhe proteinat. Pra fëmija do ta ketë shumë herë më të lehtë ta tresë. Dhe nga ana tjetër nuk ka asnjë rrezik që kosi të ndërlikojë procesin e gjidhënies. Por mos harroni asnjëherë se bebet nuk duhet të konsumojnë kos me pak ose aspak yndyrë.

Kosin mund ta ëmbëlsoni vetëm me fruta. Në asnjë mënyrë mos përdorni sheqer apo mjaltë pavarësisht moshës së fëmijë. Kjo nuk do të kishte asnjë vlerë ushqyese për fëmijën dhe nga ana tjetër do të kthehej në dicka të dëmshme.