Korseja

Pas lindjes shumë nëna mund të këshillohen të përdorin korsenë. Por disa mjekë këtë gjë nuk e rekomandojnë, me përjashtim të disa rasteve.

Korseja pas lindjes, ta përdorim apo jo?

Kush ka sjellë në jetë një fëmijë të vogël e di se shumë mike apo të afërme mund ta këshillojnë të përdorë korsenë. Kështu do të ketë mundësi të kthehet më shpejt në formë.

Por disa mjekë këtë gjë e konsiderojnë të dëmshme sidomos pas lindjes natyrale pasi zgjat kohën e rikuperimit të trupit.

Përse mjekët nuk e këshillojnë korsenë?

Sipas tyre muskujt e barkut zgjerohen në shtatzani deri në 15 cm. kjo rritje është normale duke qënë se e lejon uterusin të rritet. Pas lindjes barku do të jetë i butë dhe i varur. Por nuk duhet të përdoret korseja, kjo pasi me kalimin 3-6 muajve muskujt fillojnë të tonifikohen dhe për pasojë kthehen në gjendjen e mëparshme.

Përse është mirë të evitohet korseja?

Në momentin që vendoset korseja muret abdominale do të kenë një mbështetje më të mirë. në praktikë ajo “zëvendëson” muskujt e barkut duke “punuar” në vend të tyre. në këtë mënyrë këto muskuj nuk do të kryejnë funksionin që kanë, pra mbajtjen e mureve abdominale. Pra mund të kemi një rezultat estetik më të mirë duke përdorur korsenë por ngadalësojmë rikuperimin e tonifikimit të muskujve. Në vend të përdorimit të korsesë këshillohet aktiviteti fizik. Normalisht në fillim i moderuar.

Vendosja e korsesë pas lindjes me operacion?

Në këtë rast korseja mund të jetë një ndihmë gjatë 7-10 ditëve të para pas lindjes. Kjo pasi duke qënë se trupi ka një plagë, nga korseja organet e brendshme do të mbrohen më mirë.

Edhe në këtë rast korseja duhet të përdoret në momentet kur nëna e re lëviz apo sforcohet. Duhet të hiqet në momentin që shtrihet në shtrat.