Nëse në shtatzani do të konsumoni frutat e thata me siguri do të sillni në jetë fëmijë tepër inteligjent. Këtë fakt e pohon tashmë një studim i publikuar së fundmi tek “Europian Journal of Epidermology”. Sipas mjekëve që kanë ndjekur studimin rëndësi të madhe kanë frutat e thata si arrat, bajamet dhe lajthitë.

Frutat e thata dhe inteligjenca e fëmijës

Tashmë dihet dhe theksohet cdo ditë se ushqyerja e nënës në shtatzani duhet të jetë e ekuilibruar. Kjo pasi ka ndikim direkt dhe afatgjatë në zhvillimin e fëmijës. Ndërkaq frutat qofshin edhe te thata kanë rëndësi të madhe kryesisht me zhvillimin e inteligjencës tek fëmija që po vjen në jetë.

Studimi është kryer në 2200 gra shtatzanë dhe ecuria e zhvillimit të fëmijës është ndjekur për 8 vite me radhë. Nënat që kanë konsumuar keto lloje frutash gjatë shtatzanisë, ne rreth 30 gr në javë, kanë sjelllë në jetë fëmijë me aftësi më të mira konjuktive. Gjithashtu me memorie dhe aftësi përqëndrimi më të larte.

Shkencëtarët e Institutit “Salud Global de Barcelona” theksojnë se frutat si arrat, bajamet, stikat e pishave, lajthitë janë shumë të rëndësishme për zhvillimin korrekt të fetusit.

Përse keto fruta kanë rëndësi kaq të madhe?

Sepse janë të pasura me acide yndyrore si Omega 3 dhe Omega 6. Pa harruar edhe praninë e acidit folik që ka ndikim direkt tek qelizat neurale të fetusit.

Gjithashtu frutat e thata njihen prej kohësh edhe për ndikimet pozitive që kanë në uljen e hipertensionit apo diabetit tek nëna e re. Nga ana tjeter reduktojnë ndjeshëm edhe stresin oksidativ tek shtatzëna.

Zona e komenteve është e gjitha e juaja. Atje mund të shprehni shqetësimet, nevojat dhe postoni këshilla nga eksperienca juaj për nënat e reja. Komentoni tek hapësira poshtë reklamave.