Kujdes me medikamentet në shtatzani! Evitoni kryesisht aspirinën sidomos gjatë trimestrit të parë dhe pas javës së 30 të shtatzanisë. Ajo që rekomandohet më tepër në këtë periudhë delikate është paracetamoli, efikas edhe kundër temperaturës.

Kollë, ftohje dhe gjendje e përgjithshme jo e mirë?

Përse nuk përdorni metodat natyrale? Dmth konsiderohen më të sigurtat në shtatzani në rast kolle apo dhimbje fyti. Sipas mjekes gjinekologe dhe praktikuese e fitoterapisë të gjitha nënat duhet të marrin në konsideratë metodat që nuk përfshijnë medikamente.

Sipas saj në rast temperaturë jo shumë të lartë nëna nuk duhet të shqetësohet për fëmijën. Ajo nuk duhet të jetë më tepër se 39 për t’u trajtuar në shtëpi. Në të kundërt duhet të shkoni tek mjeku.

Trajtimet natyrale të kollës dhe shqetësimeve të tjera në shtatzani

Për të liruar hundët e zëna në rast gjendjesh gripale mund të përdorni:

  • Lëngjet e ngrohta. Pini shumë;
  • Lavazhet nazale do të jenë tepër të rëndësishme me solucion fiziologjik. Këshillohet përdorimi i aerosolit;
  • Avulli në shtëpi është një trajtim shumë i mirë. ju mund të krijoni avull nëpërmjet një tenxhere. Brenda saj për më shumë efekt shtoni vaj mente, eukalipti, trumze, pishe apo kamomili. Të gjithë këto vajra kanë efekt anti-bakterial;
  • Pini një gotë qumësht të ngrohtë me mjalt;

Bëni gargarë me sherebelë. Si përgatitet? Merrni 8 gjethe të freskëta sherebele dhe i zieni në 200 ml ujë. Pasi kanë zier për 15 minuta i përdorni në temperaturë për gargarë.

 

Po antibiotikët?

Është e gabuar të përdoren nëse simptoma e vetme është temperatura. Në shtatzani duhet të merren vetëm me rekomadimin e mjekut. Evitoni edhe medikamentet që përmbajnë propolis duke qënë se kanë përmbajtje alkoli i cili mund të kalojë tek fetusi.