Ne disa raste, kistet e vezoreve mund të mos trajtohen me operacion (laparoskopia apo laparotomi) por mund te trajtohen thjesht vetem me aspirim (thithje). Aspirimi i kistit eshte nje procedure e cila synon te evakuaoje te gjithe fluidin (lengun) e kistit me qellim zbrazjen perfundimtare te tij. Kjo teknike zakonisht kryhet ne ato raste kur natyra e kistit mendohet te jete beninje.

Përpara aspirimit të kistit:

  • Sigurohuni që të urinoni me qëllim zbrazjen e fshikëzës urinare.
  • Merrni me rekomandimin e mjekut 30 – 60 minuta përpara 800 mg Ibuprofen.

Procedura

Fillimisht do të kryhet një ekografi transvaginale me qëllim rikonfirmimin e kistit të vezores dhe vlerësimin e raporteve të tij me organet fqinjë. Pas kësaj do të kryhet dezinfektimi dhe anestezia lokale me qëllim reduktimin e dhimbjeve gjatë kalimit të ages aspiruese. Instrumentet e përdorura janë sterile me qëllim shmangien e infeksioneve. Kur mbaron dezinfektimi, përmes sondës së ekos transvaginale agia e gjatë aspiruese futet në brendësi të kistit. Agia është e lidhur me një aspirator, presioni negativ i të cilit bën të mundur zbrazjen e kistit. Gjatë aspirimit ju mund të ndjeni një diskonfort të lehtë pelvik të ngjajshëm me atë që ndjeni gjatë menstruacioneve.

Aspirimi i kisteve

Aspirimi i kistit të vezores

Ne disa raste, kistet e vezoreve mund të mos trajtohen me operacion (laparoskopia apo laparotomi) por mund te trajtohen thjesht vetem me aspirim (thithje). Aspirimi i kistit eshte nje procedure e cila synon te evakuaoje te gjithe fluidin (lengun) e kistit me qellim zbrazjen perfundimtare te tij. Kjo teknike zakonisht kryhet ne ato raste kur natyra e kistit mendohet te jete beninje.

Përpara aspirimit të kistit:

  • Sigurohuni që të urinoni me qëllim zbrazjen e fshikëzës urinare.
  • Merren me rekomandimin e mjekut 30 – 60 minuta përpara 800 mg Ibuprofen.

Procedura:

Fillimisht do të kryhet një ekografi transvaginale me qëllim rikonfirmimin e kistit të vezores dhe vlerësimin e raporteve të tij me organet fqinjë. Pas kësaj do të kryhet dezinfektimi dhe anestezia lokale me qëllim reduktimin e dhimbjeve gjatë kalimit të ages aspiruese. Instrumentet e përdorura janë sterile me qëllim shmangien e infeksioneve. Kur mbaron dezinfektimi, përmes sondës së ekos transvaginale agia e gjatë aspiruese futet në brendësi të kistit. Agia është e lidhur me një aspirator, presioni negativ i të cilit bën të mundur zbrazjen e kistit. Gjatë aspirimit ju mund të ndjeni një diskonfort të lehtë pelvik të ngjajshëm me atë që ndjeni gjatë menstruacioneve.

Rreziqet e mundshme:

Si në cdo procedurë mjeksore, edhe aspirimi i kistit nuk është pa rreziqe. Megjithatë duhet theksuar se ato janë shumë më të rralla dhe të lehta se san ë rastin e heqjes së kistit me anë të operacioneve (laparoskopi apo laparotomi). Shumë rrrallë aspirimi i kistit mund të shoqërohet me infeksion, hemorragji apo dëmtim të organeve pelvike.

Pas procedurës:

Pak hemorragji dhe dhimbje në formë krampesh është më se normale. Kjo mund të zgjasë rreth 30 minuta. Për të reduktuar rrezikun infektiv pacientja këshillohet të marrë një dozë me antibiotikë pas procedurës. Ju mund të vazhdoni aktivitetin tuaj normal 60 minuta pas procedurës.

Rezultatet:

Permbajtja e kistit do të zhduket pas procedurës. Fluidi (lëngu) do të dërgohet për ekzaminime laboratorike.

Per me teper informacione na ndiqni ne faqen tone te facebook si edhe Instagram. –>Bota e Gruas

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fifteen − 12 =