Sipas burimeve te Spitalit Universitar “Mbretersha Geraldine” ne stinen e veres duhet te keni me teper kujdes. Kjo pasi edhe rreziku per te marre infeksionet vaginale eshte i larte.

Sipas SUOGJ-Tirane

Femrat duhet te kene kujdes nga infeksionet!

Rrobat e lagura te plazhit, si dhe peshqirët, janë përcjellësit kryesorë të baktereve dhe viruseve. Por këtu bëjnë pjesë edhe dhomat e zhveshjes apo tualetet publike nëpër pishina dhe plazhe. Kjo pasi frekuentohen nga një numër i madh njerëzish.

Nëse jeni më të ekspozuar ndaj infeksioneve bakteriale, kushtojini më tepër kujdes higjienës tuaj personale, teksa laheni në pishinë.

Gjatë stinës së verës numri i infeksioneve në traktin urogjenital shtohet pasi mikroorganizmat që e shkaktojnë goditen nga të nxehtit dhe lagështia. Për të shmangur këto infeksione të pakëndshme, që godasin sidomos gjatë stinës së verës, pike së pari duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje higjienës tuaj personale.

Një dush menjëherë pas daljes nga pishina apo deti është mënyra e parë për t’u mbrojtur nga këto infeksione vagjinale.

Rrobat e lagura te plazhit duhet menjëherë të ndërrohen, pasi pjesa e lagësht është mjedis ideal për zhvillimin e mikroorganizmave.

Në plazh, apo në shezlong, gjithmonë të shtriheni mbi peshqirë të pastër dhe të thatë. Kjo pasi kostumet e lagura janë pengesë e dobët për të parandaluar bakteret dhe viruset.