Kanceri i gjirit

Sipas nje artikulli të publikuar së fundi tek “American Society of Clinical Oncology Education Book” kanceri i gjirit mund të parandalohet edhe përmes ushqimit.

11 super ushqimet që parandalojnë kancerin e gjirit

  • Shafrani i Indisë. Kjo erzë njihet për vetitë e saj anti-inflamatore. Mjekët kanë dalë në përfundimin se ndihmon edhe në parandalimin e kancerit të gjirit tek gratë.
  • Sipas ekspertëve brokoli është në gjendje të bllokojë zhvillimin e kancerit nëse është shfaqur. Gjithashtu edhe lulelakra, lakra e bardhë lakrat e Brukselit dhe lakra kale kanë veti të parandalojnë kancerin e gjirit.
  • Hudhra dhe qepa reduktojnë qelizat tumorale. Hudhra përmban sulfide të cilat ndihmojnë në parandalimin e tumorit. Gjithashtu edhe qepa, kjo nëse përdoren gjatë recetave të përditshme.
  • Më kot nuk thonë “një mollë në ditë mban mjekun larg”. Ajo është e pasur me fibra dhe anti-oksidantë. Duke shtuar edhe praninë e përbërësve të tjerë që parandalojnë kancerin e gjirit. Gjithashtu molla ndihmon edhe luftën kundër përhapjes së qelizave tumorale.
  • Shega, një lëng tepër i fuqishëm. sipas studimeve shea mund të përfshihet në dietat kundër kancerit qoftë si frut i plotë por edhe si lëng. Gjithashtu është tepër efektive edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës apo kancerit të prostatës.
  • Arrat janë tepër të pasura me omega-3. Këto yndyrna të shëndetshme luftojnë inflamacionet në trup dhe ngadalësojnë përhapjen e qelizave kancerogjene.
  • Edhe peshku është një burim shumë i mirë i yndyrnave të mësipërme. Gjitashtu është i pasur edhe me proteina, shumë të nevojshme për të parandaluar kancerin. Këshillohet të reduktohet sasia e mishit të kuq dhe këshillohet të merret më tepër salmon, sardele dhe peshk ton.
  • Kanceri i gjirit dhe farat e linit.

  • Ushqimet me ngjyra të forta. Si për shembull karrotat, patatja e ëmbël, kungulli i verdhë etj. Këshillohen ushqimet ngjyrë portokalli të cilat janë të pasura me karrotenoide.
  • Frutat e pyllit. Boronicat, manaferrat e kuqe, manaferrat e zeza, luleshtrydhet. Janë të gjitha të pasura me anti-oksidantë të fuqëishëm që luftojnë rritjen e qelizave tumorale.
  • Caji jeshil. Caji i badhe dhe caji jeshil përmbajnë katekinat të cilat janë kimikate që kanë benefite përsa i përket parandalimit të kancerit.