Kale është një lloj lakre jeshile e cila ka tepër përfitime në lidhje me shëndetin e fëmijës.

Cilat janë vlerat e lakrës kale?

  • Është e pasur me vitaminë A. kjo e fundit luan një rol kyc në lidhje me shëndetin e syve, lëkurën si edhe parandalimin e infeksioneve.
  • Është e pasur me kalcium, që forcon kockat dhe dhëmbët e fëmijës.
  • Kale përmban kalium. Ai parandalon sëmundjet e veshkave të fëmijës.
  • Është e pasur me vitaminë K, e rëndësishme për koagulimin e gjakut si edhe forcimin e kockave.
  • Është e pasur me vitaminë C.
  • Përmban folate.
  • Është e pasur me fibra.
  • Përmban edhe antioksidantë të cilët ulin rrezikun e shfaqjes së disa tipeve të kancerit.

Po spinaqi?

Spinaqi është i pasur me kalcium, kalium, fibra, folate, vitaminë A,C, K. Eshtë gjithashtu i pasur me antioksidantë, hekur dhe vitaminë E.

Cili është ndryshimi midis spinaqit dhe kale?

Kale është e pasur me vitaminë C ndërsa spinaqi ka më tepër hekur dhe vitaminë E. në të tjerat pothuajse janë të dyja njësoj.

Atëherë kë të zgjedhim për fëmijën?

Cilën të preferoni, kjo duke qënë se të dyja janë pothuajse njësoj nga vlerat ushqyese. Lakra mund të vendoset tek supa njësoj sic do lloj tjetër perimesh.

Receta me kale dhe miell Semolino di Grano Plasmon

  • Disa gjethe kale;
  • ½ dardhë;
  • 1 karrotë;
  • 2 lugë Semolino di Grano Plasmon.

Pasi keni zier kalen dhe karrotën, shtoni në fund dardhën sa të zbutet disi. I fruloni. Tek lëngu i zierjes (90 ml) shtoni miellin Plasmon dhe përzieni derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni disa lugë pure nga perimet që ziet dhe i përzieni.