Shumë shpesh femrat janë të detyruara të zgjedhin midis karrierës dhe të qënit nënë. Jo vetëm në vendet europiane por tashmë edhe në vendin tonë kjo është dicka që ekziston. Megjithatë ndodh që nënat në karrierë shpesh gjykohen nga pjesa tjetër e shoqërisë. Dhe mbi të gjitha gjykohen shpesh pikërisht nga femrat!

Dhe në lidhje me këtë supermodelja 33 vjecare Irina Shayk ka dicka për të thënë. Për të gjitha femrat!

“Unë them shpesh se të jesh nënë është një nga gjërat më të bukura që mund të të ndodhë në botë. Dhe nëse mendoj se jeta ime si femër pas lindjes së fëmijës ka ndryshuar…mund të them me bindje se është përmirësuar! Dhe ndjeshëm madje. Familja është gjëja më e rëndësishme në botë.

Mëmësia nuk e ka ndryshuar aspak stilin tim të jetesës. Shpesh më duhet të dëgjoj edhe persona që shprehin cudi në faktin që unë jam një nënë dhe kam veshur fustan seksi. Por jetojmë në shekullin 21 apo jo? Dhe jo domosdoshmërisht një femër që tashmë është bërë nënë duhet të ndryshojë mënyrën si është! Mënyrën si vishet! Filozofia ime është: të jesh gjithnjë vetvetja. Me pak fjalë të jesh femër, nënë dhe të mos e tradhëtosh asnjëherë veten tënde.

Kështu mendoj se je më e ndershme drejt vetes tënde, drejt fëmijëve. Ti je femër, je nënë dhe ata kanë nevojë për një nënë të qetë.”

Kështu është shprehur supermodelja për “W Magazine”. Irina është një ndër femrat më të bukura të botës dhe e ende pjesëmarrëse në sfilata të rëndësishme të firmave me famë botërore si Versace.